Të qetë pa përdorur meditimin

Përgatiti: Elena Beta

Të  luftoni ndjenjat e ankthit dhe të jeni në paqe me botën tuaj të brendshme është nevojë e gjithsecilit. Shumë prej nesh përdorin artin e meditimit për të ndihmuar këtë proces të vështirë. Ne ju vijmë në ndihmë duke renditur disa nga zakonet që mund të përqafoni për të arritur qetësinë shpirtërore dhe mendore, e cila në fund të fundit është dhe një nga çelsat për të hapur dyert e lumturisë.

ndjehu mireJa disa këshilla nga psikologia Natalie Thomas:

Në dush- në vend që të shqetësoheni duke menduar ngjarjet e ditës, bëni mirë të relaksoheni dhe të shijoni ujin e ngrohtë dhe aromën e shampos të preferuar.

Para se të shkoni në punë- shpenzoni disa minuta nga koha juaj për tu përshëndetur me kafshët shtëpiake që mund të keni. Nëse jetoni vetëm thjesht mundohuni të jeni mirënjohës për çdo gjë të mirë që keni arritur në jetë.

Gjatë ditës- përpiquni të shkëputeni nga rrjetet sociale dhe dilni për të shijuar një kafe 15 minuta, bëni një shëtitje të shkurtër ose lexoni disa faqe nga shkrimtari juaj i preferuar. Është e sigurt që do të jeni më produktiv gjatë ditës në vijim.

Gjatë drekës- gjeni një vend të qetë për të ngrënë, dhe ajo që është më e rëndësishme, përpiquni të evitoni përdorimin e telefonit ndërkohë që hani. Hani ngadalë dhe mjaftueshëm.

Pas punës- lexoni një revistë. Niveli i stresit do të ulet dhe gjithashtu do të zgjeroni njohuritë në fusha interesante.

Vendosini vetes një sfidë për 7 ditët në vijim- studimet tregojnë se do të jeni mjaft i zënë për të lodhur mendjen me strese të kota./Cosmopolitan Magazine/ Përgatiti: Elena Beta

Postime të ngjashme

Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera