Si të luftoni stresin me ushqime

Nuk është gjithmonë nevoja e ilaçeve për të kontrolluar nivelin e stresit. Ka shumë ushqime të shëndetshme dhe njëkohësisht të dobishme për të luftuar sëmundje të ndryshme. Një nga këto sëmundje është dhe stresi. Ja disa ushqime të provuara shkencërisht për efektet e tyre pozitive:

uje me limonUjë i ngrohtë me limon- kur e dini se ju pret një ditë e ngarkuar, parandaloni shqetësimet e ndryshme që mund të ndjeni duke pirë një gotë ujë të ngrohtë me limon. Uji stimulon zorrën për të nxjerrë mbeturinat jashtë trupit.

Çokollatë e zezë- “receta e gjyshes” vlen edhe sot për të reduktuar nivelin e stresit në trupin tuaj. Çokollata ndihmon në lirimin e endorfinës dhe ul presionin e gjakut. Zgjidhni çokollatën e errët me përmbajtje 70% kakao pasi përmban më shumë antioksidantë.

Çaj jeshil ose kamomili- nëse mësimet e jogës nuk ju kanë hyrë në punë, çaji jeshil ose kamomili është tamam ajo që ju duhet. Kjo pije shërben për të ulur nivelin e stresit dhe për të nxitur relaksim.

Fara luledielli- janë të pasura me omega 3, proteina dhe ju ndihmojnë në ritjen e nivelit të përqëndrimit. Mund ti përdorni si përbërës në sallatë ose në kos.

Kikirikë (arra braziliane)- përmbajnë minerale që veprojnë si antioksidantë në trupin tuaj. Luftojnë inflamacionin dhe plakjen e parakohshme. Gjithashtu, ndihmojnë në parandalimin e ankthit dhe largimin e depresionit.

veza kolesteroliE verdha e vezës- përmban lëndë ushqyese thelbësore për kujtesën dhe gjithashtu është e pasur me aminoacide.

Banane- përmban vitaminë B6 dhe ofron sasi të konsiderueshme të yndyrnave dhe proteinave duke stabilizuar nivelin e sheqerit në gjak.

Midhje- mbrojnë sistemin imunitar nga nivelet e larta të kortizolit që shkakton stresi. Midhjet janë të pasura me antioksidantë.

Cosmopolitan Magazine/ Përgatiti: Elena Beta

Postime të ngjashme

Kur stresi i provimeve bëhet i rrezikshëm për fëmijën tuaj – si ta dalloni dhe si ta ndihmoni
Rutina e përditshme që forcon trurin dhe përmirëson kujtesën
Shenjat e fshehta që tregojnë se harresa mund të jetë shqetësuese
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Sjellja që praktikojnë prindërit por që mund të ndikojë shëndetin mendor të fëmijëve të tyre
Ekspertët e Harvardit paralajmërojnë se katër zakone të zakonshme po dëmtojnë trurin tonë
Sinjalet e depresionit, psikiatrit bëjnë apel të mos neglizhohen këto ankesa