Gabimet që bëni kur hani mëngjes

Vezët e skuqura- mos e skuqni vezën në tigan. Përpiquni ta vendosni në tostierë, pa vaj gatimi për rreth 2-3 minuta dhe kaloritë që do të merrni, do të jenë më të reduktuara.

mengjes 2Kafe dhe kos- përzieni kafe të ftohtë dhe kos në mikser duke krijuar një masë të vetme. Është më e shijshme dhe sigurisht kurseni kohë.

Drithëra- hidhni në fillim qumështin pastaj drithërat. Rekomandohet gjysmë filxhan qumësht dhe një lugë dridhra.

Reçel- në vend të reçelit mund të përdorni gjalpë kikiriku ose krem djathi. Kështu mund t’i jepni trupit proteina dhe energji për të vazhduar ditën. Reçeli përmban shumë kalori.

Kos frutash- kosi i thjeshtë përmban proteina të nevojshme për trupin. Përpiquni ta përgatisni vetë në shtëpi duke përzier frutat e preferuara (rrush të thatë, mollë) disa bajame dhe erëza si xhenxhefil, kanellë, kakao pluhur.

Lëng frutash- zëvendësoni lëngun e frutave (të përpunuara) me ujë dhe do të humbisni kalori në vend që t’i shtoni ato. Lëngjet e frutave përmbajnë sheqerna të cilat nuk janë të mira për organizmin (Sigurisht nuk flitet për lëngjet e frutave që i keni shtrydhur vetë).

Shtoni akull në frutat e preferuara dhe do të krijoni iluzionin e sasisë më të madhe. Përziejini në mikser. Mund të përdorni edhe fruta të ngrira, disa copa akull dhe mëngjesi është gati./Cosmopolitan Magazine/Përgatiti: Elena Beta

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë