Buzë të plota?! Ja si mund të arrihen me kirurgji!

Dr. Rezarta Kapaj, kirurge plastike

Buzët janë një nga tiparet femërore më të lidhura me sensualitetin. Studimet psiklogjike kanë treguar që buzët e plota tek një femër, bëjnë të mendohet që femra është me produktive dhe për këtë e bëjnë atë më të dëshirueshme. Çdo vajzë e re i ka ëndërruar të paktën një herë buzët e plota të artistëve të njohura të ekranit si Scarlet Johanson apo Angelina Jolie, emrat më të përmendur nga pacientet të cilat aplikojnë për procedurat e zmadhimit të buzëve. Ne do të ndalemi në buzët e bukura dhe procedurat kirurgjikale dhe jo kirurgjikale që mund të zhvillohen për zmadhimin dhe zbukurimin e këtij organi kaq kritik.

buzetBuzët e bukura

“E bukura është ajo që më duket mua e bukur” thotë populli, por e vërteta është që shumica e grave të bukura i duken të bukura të gjithëve.

Në fytyrë ekzistojnë disa rregulla, të cilat nuk duhen thyer kur alternohet pamja kirurgjikisht ose jo kirurgjikisht. Buzët kanë nje kontur natyral I cili quhet “ëhite roll” dhe eshte estetikisht e pëlqyeshme që kjo vijë të jetë disi e dukshme dhe e plotë, sidomos në buzën e sipërme. Gjithashtu pjesa qendrore e buzës së sipërme, pra tuberkulum duhet të jetë disi e nxjerrë dhe të duket sidomos në profil. Buza e sipërme nuk duhet të ekspozojë mishin e dhëmbëve gjatë buzëqeshjes, as të varet mbi dhembët e sipërm.

Buza e poshtme duhet të jetë disi më e madhe dhe më e dalë se e sipërmja (golden ratio 1,68). Buzët duhet të jenë voluminoze dhe mishtore, por pa interferuar me lëvizshmërinë e tyre. Vendi që duhet të zenë në fytyrë nuk duhet të jetë më shumë se gjysma e fytyrës së poshtme, e cila fillon nga baza e hundës dhe përfundon në majën e mjekrës.

Mënyrat e zbukurimit të buzëve

Mënyrat për të zmadhuar dhe zbukuruar buzët janë të shumta. Me anë të këtyre ndërhyrjeve mund të ndryshohet konturi i buzës, volumi i tyre, por edhe forma. Sigurisht që duhet marrë parasysh që këto janë ndërhyrje ekskluzivisht mjekësore dhe duhet të kryhen vetëm në duart e mjekut specialist.

Këto ndërhyrje mund të ndahen në dy lloje kryesore: Mbushësit kozmetike dhe ndërhyrjet kirurgjikale.

buze te plotaMbushësit kozmetikë

Me ritmin frenetik të kohëve të fundit mbushësit kozmetikë janë shndërruar në një trend të parezistueshëm. Brenda orës mund të dalësh nga zyra e mjekut me buzë me të plota, enjtja zgjat 3-4 ditë dhe çdo gjë duket si një ëndërr, por një ëndërr me gjatësi të caktuar. Sepse shumica e mbushësve kozmetike që përdoren sot, si kolagjeni apo acidi hialuronik kanë një kohëzgjatje të caktuar, përpara se trupi t’i tresë. Kjo mund të zgjasë nga disa muaj deri në dy vite. Sigurisht fakti që këto produkte treten me kohën, mund të shndërrohet edhe në avantazh nëse rezultati është i papëlqyeshëm. Gjithashtu, me acidin hialuronik, zgjedhja më e shpeshtë sot për sot, ekziston gjithmonë mundësia e shkrirjes së materialit me një enzimë që injektohet atje ku materiali është aplikuar.

Mbushësit e përhershëm si silikon ose Artefill duhen përdorur me shumë kujdes dhe nga duar tejet me eksperiencë, në raste shumë të veçanta. Rreziku i inflamacionit dhe granulomave, si dhe rreziku i deformimeve të anatomisë dhe asimetrive, po bën që këto opsione të lihen pas me kohën.

Mbushësit natyralë

Dhjami po shndërrohet gjithmonë e më shumë në trend në kirurgjine estetike. Buzët mund të mbushen me dhjamë të marrë nga trupi juaj, por për fat të keq një pjesë e këtij dhjami tretet dhe mund të nevojitet riaplikim. Gjithashtu periudha e enjtjes dhe shërimit mund të zgjasë në disa raste 2-3 javë. Megjithatë rezultatet janë tejet natyrale dhe pa ndërhyrë aspak në mobilitetin dhe natyralitetin e buzëve.

Ndërhyrjet kirurgjikale

Zmadhimi i buzëve mund të kryhet kirurgjikisht duke përdorur vetëm mpirje lokale. Implantet e posaçme që përdoren në këto raste mund të kenë përmbajtje polifluroetilene ose silikon. Në raste të tjera zmadhimi i buzës me dermën e pacientit rezulton shumë efektiv, por pacientja duhet të ketë një shenjë në trup, si shenjë nga apendisti apo operacioni çezarian. Alloderm është një produkt i përbërë nga dermë e decelularizuar, por ka një kosto shumë të lartë. Gjithashtu fasia, apo tendinat mund të përdoren në raste të tjera.

Dr. Rezarta Kapaj

Dr. Rezarta Kapaj

Cili është opsioni më i mirë për mua?

Kjo është pyetja që çdo paciente, e cila konsideron këtë ndërhyrje duhet t’i drejtojë kirurgut të saj. Duke marrë parasysh anatominë aktuale të buzëve dhe gojës kirurgu do të mund t’i japë opsionet e duhura në mënyrë që rezultati të jetë sa më efektiv dhe natyral. Në disa raste ndërhyrja e hundës, pra rhinoplastia bën që të të zbulohen buzë shumë të bukura, të fshehura pas kurrizit të hundës. Në disa raste të tjera janë problemet e nofullave apo të dhëmbëve ato që shkaktojnë hollim dhe invertim të buzëve. Kirurgu juaj duhet të jetë në gjendje t’ju shfaqë të gjitha mundësitë dhe bashkë të merrni rrugëtimin drejt një të ardhme më të bukur.

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës
'Mos i përdor!', L'Oréal tërheq urgjentisht një nga kremrat, për shkak të kontaminimit me kimikate që shkaktojnë kancer