Maskë shumë efektive për ta mbajtur lëkurën më të butë dhe të hidratuar në stinën e verës
Kjo maskë është mjaft efektive në hidratimin e lëkurës së fytyrës dhe largimin e yndyrës
Përbërësit:
- 1 vezë (vetëm e bardha)
- 2 lugë gjelle lëng limoni
Metoda:
- Është një maskë mjaft e thjeshtë, me përbëres që mund t’i gjeni kurdoherë në shtëpi, por mbi të gjitha është mjaft efektive.
- Përziejini dy përbërësit bashkë dhe lyeni fytyrën me maskën. Aplikojeni këtë maskë në fytyrë për 20 minuta.
- Shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët.
Këtë maskë mund ta përdorni një herë në 10 ditë, duhet të jeni të rregullt në aplikimin e saj që të shihni rezultate sa më efektive.
Përshtati në shqip: Daniela Bardhi

