- Lëngu i hudhrës, i holluar deri në njëqind e pesëdhjetë mijë herë, është ende i aftë të godasë në vitro mikroorganizma patogjenë.
- Në papiruset egjiptiane të George Ebers ( 1550 p.e.s) gjenden 22 receta terapeutike me bazë hudhre.
Era e veçantë e hudhrës vjen si pasojë e pranisë së një esence sulfurore, komponenti aktiv i së cilës është alicina, një antiseptik tepër i fuqishëm.- Hudhra pasi gëlltitet, pastron çdo organ me të cilin ndeshët (mushkëritë, veshkat) ja pra dhe rëndësia antiseptike e hudhrës për pirësit e duhanit.
- 2 kokrra hudhër çdo mbrëmje janë profilaksia më serioze dhe korrekte për sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes, por edhe për ato kardiovaskularet. Sipas zbulimeve të fundit, sëmundja e shekullit, pra infarkti kardiak, godet koronaret e një personi të rrezikuar gjatë një procesi infektiv. Hudhra me fuqinë e saj baktermbytëse e largon këtë rrezik.
- Tek të sëmurët me hipertension hudhra ul fuqishëm tensionin arterioz, ndërsa tek ata me hipotension (tension i ulët), jo vetëm që nuk e ul tensionin, por e ngre lehtësisht duke u sjellë si një “ilaç inteligjent”/Si të kurohemi me ushqime/Ciro Vestita
Ja pse s’duhet ta anashkaloni kurrë hudhrën


