Biçikleta përmirëson jetën seksuale dhe… shumë të tjera

Nëse doni të ulni stresin dhe shpenzimet këtë sezon ne ju sjellim zgjidhjen perfekte. Sipas një raporti të realizuar nga “Cyclescheme”, përfitimet shëndetësore që vijnë nga ecja me biçikletë janë të shumta.

biciklete 34Nëse përdorni biçikletën, mund të kurseni para: krahasuar me sasinë e të hollave që shpenzoni për të udhëruar me makinë, tren, autobus, ecja me biçikletë ju ndihmon t’i kurseni këto para.

Mund të digjni kalori: do të digjni 235 kalori duke pedaluar çdo ditë 45 minuta. Pak përpjekje, pak djersë dhe shumë kalori të humbura.

Mund të përfitoni nga ana profesionale: 2/3 e femrave thonë se kanë qenë më produktive në punë që në momentin kur filluan të përdorin biçikletën. 64% ndihen më kreative në punë dhe më të përqendruara.

Mund të përmirësojë jetën seksuale: pothuajse 90% e grave që shkojnë në shtëpi me biçikletë janë me humor më të mirë. kanë më pak stres dhe ndihen më energjike. Nuk është çudi që një rol i tretë i çiklizmit të jetë dhe përmirësimi i jetës seksuale.

Do të rrisni sistemin imunitar: ushtrime të lehta + vitaminë D (nga shpenzimi i kohës jashtë) = më pak ftohje, sipas hulumtimeve./ Cosmopolitan/ Përgatiti: Elena Beta

Postime të ngjashme

3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?