Ananasi, i shijshëm dhe plot veti shëruese

anans 2

Ananasi është një nga frutat më të përdorshëm në botë. Mund ta përdorni në gatim, por edhe si ilaç shtëpiak.

Është i shijshëm dhe plot veti shëruese, ja disa prej tyre:

Parandalon kollen dhe ftohjen
Ananasi është i mbushur me vitamina C dhe antioksidues. Forcon imunitetin kundër viruseve dhe baktereve. Nëse e hani parandalon ftohjen, kollën dhe gripin.

I mbushur me vitamina dhe minerale
Ananasi është burim i fortë për vitamina dhe minerale. Të gjithë këta përbërës do të ndikojnë të keni një jetë të shëndetshme. Janë të pasur edhe me fibra, kalium, vitamina C, vitamina A dhe fosfor.

Pakëson rrezikun e degjenerimit makular
Ananasi njihet për shërimin e degjenerimit makular. Sëmundja mund të shkaktojë humbjen e shikimit dhe ta dëmtojë syrin. Njerëzit që vuajnë nga degjenerimi makular hasin në probleme për të vozitur, lexuar, njohjen e fytyrave dhe edhe të verbohen krejtësisht.

Forcon eshtrat
Ananasi posedon sasi të madhe të fibrave, mangan dhe kalcium, që ndihmojnë të keni eshtra dhe muskuj të shëndetshëm. Pini një gotë lëng ananasi në ditë dhe mbuloni nevojat ditore të manganit.anans 1

Postime të ngjashme

UNICEF: Shqipëria ka 47% të fëmijëve në varfëri ushqimore, lë pas vetëm Taxhikistanin në Europën dhe Azinë Qendrore
Dr Altin Cekodhima: Ulçerat gastrike dhe 4 komplikacionet më të shpeshta që shkaktohen
Kremi i Diellit fëmijëve: 10 gjëra që duhet të dini patjetër
Ja disa fakte që nuk i dinit për sistemin imunitar
A mundet lëngu i mishit të ndihmojë kockat dhe artikulacionet, të forcojë imunitetin dhe të përmirësojë tretjen?
Ju dridhen duart? Ja problemi shëndetësor që keni
Ja sëmundjet që prekin më së shumti organin gjenital mashkullor
Si të parandalosh alergjinë nga kikiriku tek fëmijët?