Efektet e alkoolit mbi tonin dhe humorin

Nga mjeku Viktor Qereshniku

Përdorimi i pijeve alkoolike është një kënaqësi. Pavarësisht nga efektet e ndryshme të provokuara nga birra, vera, alkooli, aperitivët dhe kokteilet e ndryshme nga doza dhe gradacionet alkoolike, eksperienca e përgjithshme është që shumica ndihen mirë. Në doza të moderuara ndihet një efekt qetësues dhe një sensacion mirëqenieje. Në një traktat tjetër mjekësor, në vitin alkool2002, alkooli përshkruhet si një substancë me të cilën mund të abuzohet lehtë dhe se efekti i qetësisë, euforisë, ndjenja e mirëqënies, etj., konsiderohen vetëm si fillimi i problemeve: kërkojnë të pinë për të pasur këto ndjenja pozitive, por ky zakon krijon një lidhje që do t’i shoqërojë gjithë jetën, duke i provokuar dëmtime të rënda organizmit të tyre.

Siç do të shikojmë në vijim, efektet e alkoolit në tonusin dhe humorin, si edhe në mënyrën e sjelljes, shpjegohen me mekanizma që e kanë zanafillën në tru dhe në vijim, duke përdorur pije alkoolike për një kohë të gjatë, krijohet një varësi nga alkooli që favorizon abuzimin.

Vartësia është një çrregullim i mënyrës së sjelljes, që nga një gjë e thjeshtë dhe e zakonshme, arrihet në një kërkim të ekzagjeruar dhe patologjik, për të përftuar kënaqësinë prej alkoolit. Kështu arrihet në patologji. Personi që ka arritur vartësinë, humbet mundësinë e kontrollit të mënyrës së jetesës.

Vartësia nga alkooli

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, alkoolistët “janë pijetarë me një vartësi alkoolike që ka arritur nivele kaq të larta, saqë manifestojnë një çrregullim të theksuar fizik apo një ndërhyrje në shëndetin e tyre fizik dhe mendor, me reaksione që ndihen në zhvillimin e tyre social dhe ekonomik apo në ato subjekte që tregojnë shenja fillestare të një shfaqje patologjike”. Vartësia është pra një aspekt kryesor i alkoolizmit dhe është ajo që e transformon një zakon të të jetuarit në një sindrom patologjik.

Postime të ngjashme

Kur stresi i provimeve bëhet i rrezikshëm për fëmijën tuaj – si ta dalloni dhe si ta ndihmoni
Rutina e përditshme që forcon trurin dhe përmirëson kujtesën
Shenjat e fshehta që tregojnë se harresa mund të jetë shqetësuese
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Sjellja që praktikojnë prindërit por që mund të ndikojë shëndetin mendor të fëmijëve të tyre
Ekspertët e Harvardit paralajmërojnë se katër zakone të zakonshme po dëmtojnë trurin tonë
Sinjalet e depresionit, psikiatrit bëjnë apel të mos neglizhohen këto ankesa