Hudhra ngadalëson plakjen

Mund të jetë e përmendur shumë se hudhra mban larg vampirët, por në fakt hudhra i mban njerëzit gjallë në shumë mënyra, thonë shkencëtarët.

hudhraAta tregojnë se një përbërës i hudhrës e mbron trurin nga plakja dhe sëmundjet.

Hudhra mund të parandalojë sëmundjet neurologjike të lidhura me moshën, si alcajmeri apo parkinsoni.

Kërkuesit në Misuri (SHBA) zbuluan se rolin kryesor për këtë e luan një karbohidrat që gjendet në hudhër.

“Hudhra është një nga ushqimet më të përdorura në botë”, u shpreh Zezong Gu, profesor i asociuar i patologjisë dhe shkencave anatomike i Universitetin e Misurit. “Kërkimet tona u përqendruan në një derivat karbohidratesh i hudhrës, i njohur si FruArg dhe rolit që ai luan në përgjigjen mbrojtëse të trupit”. Ekipi studioi aftësitë parandaluese në dëmtimin e qelizave të trurit të shkaktuara nga stresi mjedisor.

Stresi mjedisor përfshin edhe procesin e plakjes, duhanpirjen, ndotjen, dëmtimet e trurit apo pirjen e pakontrolluar të alkoolit./ Përshtati në shqip: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Kur stresi i provimeve bëhet i rrezikshëm për fëmijën tuaj – si ta dalloni dhe si ta ndihmoni
Rutina e përditshme që forcon trurin dhe përmirëson kujtesën
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Shenjat e fshehta që tregojnë se harresa mund të jetë shqetësuese