Për 4 vetë:
4 kofsha pule pa lëkurë- 500g gështenja
- 300g qepujka
- 1 lugë gjelle uthull balsamik
- Kripë, disa kokrra piper i zi dhe një gjethe dafine.
Fillimisht i bëjmë një prerje pjesës së sipërme të gështenjave, i lajmë dhe i vendosim për të zier për 20 minuta (nuk duhet të jenë plotësisht të ziera). I qërojmë dhe i lëmë mënjanë.
Në një tenxhere të thellë skuqim pak qepë të grirë dhe kofshat e pulës. Maksimumi për pesë minuta. Pastaj shtojmë pak piper të kuq, qepujkat dhe dy gota ujë. I lëmë të vlojnë derisa fillon të ziejnë qepujkat. I shtojmë edhe kokrrat e piperit, dafinën, uthullën dhe kripën. Shtojmë gradualisht ujë, po jo shumë. Sasia e ujit në tenxhere nuk duhet të kalojë dy gota. Kur qepujkat të jenë zier, shtojmë edhe gështenjat dhe i trazojmë me kujdes. Shtojmë pak ujë në mënyrë që të zihen tërësisht edhe gështenjat, por pa i trazuar shumë se ndryshe i prishet forma.
Pasi gështenjat e jenë zier e të kenë marrë shijen e lëngut, gjella është gati. Shoqërohet me bukë të thekur.


