Universiteti i Mjekësisë, studentët peticion Ramës për statusin

mjekesia 2Statusi i Universitetit të Mjekësisë ka kaluar sërish në qendër të vëmendjes. Sot studentët i janë drejtuar me një peticion Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për rishikimin e statusit të këtij Universiteti, të krijuar në vitin 2013. Ky peticion është firmosur nga mbi 2200 studentë.

Universiteti i Mjekësisë së Tiranës u krijua në janar 2013 si një shkëputje artificiale, e forcuar dhe aspak e justifikuar nga Universiteti i Tiranës. Grupi i punës i ngritur në atë kohë nga Universiteti i Tiranës, pas një studimi të hollësishëm u shpreh në mënyrë të qartë dhe hapur kundër kësaj ndarjeje aspak të bazuar në parimet akademike, autonomine universitare, modelet europiane, Kartës së Bolonjës, reformatimin e kurrikulave, marrëveshjes së Sorbonës etj. Pavarësisht këtij raporti, vendimi për “krijimin e këtij institucioni” rishtazi, rezultoi i pakthyeshëm dhe pasojat aspak të menduara.

Postime të ngjashme

Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun