Lakra, ja efektet kurative që mbart

Prej shekujsh lakra është konsideruar një ilaç natyral me të gjitha efektet. Shumëllojshmëria e lakrës në treg arrin në më shumë se 100 lloje, të gjitha me cilësi të madhe shëndetësore. Lakra është një burim i vërtetë vitaminash e molekulash antioksiduese.

lakerFama e saj është rritur edhe më tepër me zbulimet e reja, sipas të cilave ajo konsiderohet ushqimi kryesor në profilaksinë e sëmundjeve tumorale. Një revistë mjekësore prestigjioze amerikane ka publikuar studime të shumta sipas të cilave ata që përdorin vazhdimisht lakrën kufijzojnë rrezikun e tumorit në shtyllën kurrizore, një plagë e vërtetë e popullsisë mishngrënëse të perëndimit.

Lëngu i shtrydhur i lakrës së zezë këshillohet për shërimin e ulçerës gastroduodenale dhe të kolitit ulceroz. Një gjethe lakre e shtrirë  me hekur dhe e vakët mbi ulçerën flebite ndikon në shërimin e saj të shpejtë. Por mbi të gjitha me lakrën ne mund të luftojmë sëmundjet e vogla të përditshme, që nga gripi e deri tek bronkiti i duhanpirësve.

Pjesët e përdorshme: lulja, gjethet, rrënjët e freskëta.

Këshillohet: për të gjithë, të rritur, fëmijë, të moshuar, gra shtatzëna. Jep energji, forcë, ul kolesterolin e dëmshëm dhe ngre atë të mirin, ul gliceminë tek të sëmurët me diabet. Është një antibiotik i vërtetë i sistemit të qarkullimit të gjakut, flidifikon gjakun dhe përbën një profilaksi të mirë ndaj infarktit kardiak cerebral./Ciro Vestita

Postime të ngjashme

Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Mjekja: Kur mund të merret në konsideratë kirurgjia bariatrike për trajtimin e obezitetit
VIDEO/ "Rënia në peshë, proces kompleks" - Mjekja tregon si obeziteti ndikon në shëndetin mendor
A rritet tensioni nga vapa? 10 gabimet që duhen shmangur
VIDEO/ Pse nuk mjafton vetëm dieta për të humbur peshë?
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?