Njihet si ushqimi i të varfërve, por i jashtëzakonshëm, një zarzavate tashmë i rrallë në tavolinat tona, shumë i shëndetshëm dhe me një kosto tepërtë ulët.
Rrepa (në të njëjtën familje me lakrën) ka po ato veti të lulelakrës dhe lakrës: vepron si antiseptik, dhe si profilaksi kundër tumorit.
Si mund të përdoren?
Nëse janë të freskëta dhe të buta ato janë shumë të mira të gjalla. Pritini në feta dhe i përzieni në sallatë. Japin një shije të mirë dhe të freskët. Por maksimumi i shijes (dhe i kursimit) arrihet duke i gatuar të ziera me pak vaj ulliri.
Përveç shijes, rezultatet janë frytdhënëse: veti ngopëse (një kile rrënjë rrepë ka vetëm 100 kalori). Të këshillueshme për personat që mbajnë dietë, por edhe veti diuretike.
Disa komponentë aktivë të rrepave ndikojnë në humbjen e një sasie të konsiderueshme natriumi në organizëm. Rrepat kan veti kolagogjike ( që nxit sistemin e mëlçisë), ndihmojnë gjithashtu në luftën kundër hiperkolesterolemisë./Ciro Vestita, dietolog italian


