Kanella, bar gjumi, piper, xaferan, karafil, kamfur temjan etj.
Të njohura që në kohët e lashta në zonat e Azisë Lindore ishin fenikasit të parët që i bënë të njohura në perëndim. Por me romanët tregtia e erëzave mori përmasa kolosale.
Ata i përdornin për medikamente (kamfuri është i pasur me antibiotikë natyral), vajra aromatikë, por kryesisht për tu dhënë aromë ushqimeve.
Gjatë mesjetës, fillimisht bizantët e më vonë venecianët krijuan pasurinë e tyre me këto erëza.
Nga viti 1700 e më tej ishin anglezët dhe hollandezët që mbizotëronin në tregun e erëzave derisa ardhja e domates dhe e sheqerit nga Amerika bëri që të ulej ndjeshëm rëndësia e tyre.


