Shmangia e intolerancës ushqimore, armë e fuqishme kundër obezitetit

Intoleranca ushqimore mund të konsiderohet si një “bombë” në sistemin tonë imunitar. Një helmim i vazhdueshëm i organizmit tonë, shkaktuar nga ushqimet që konsumohen më shpesh. Por se cilat janë simptomat e sëmundjes, patologjitë e lidhura me të, cila është lidhja e obezitetit me intolerancën ushqimore dhe çfarë mënyrë përdoret për diagnostikimin e saj, e shpjegon në një intervistë për lexuesin e gazetës “Shëndet+”, Albana Daka, mjeke laboratori-nutricioniste.

Intoleranca ushqimoreDoktoreshë, çfarë është intoleranca ushqimore?

Intoleranca  ushqimore është një reagim kronik i organizmit ndaj ushqimeve që konsumohen më shpesh (të tilla si gruri, qumështi, domate, vaj, mish, kafe etj)

Cilat janë simptomat dhe a shfaqen ato menjëherë pas marrjes së ushqimit?

Simptomat nuk shfaqen menjëherë pas marrjes së ushqimit, si në rastin e alergjive. Ato mund të shfaqen pas 2-3 ditë ose më shumë pas konsumimit të një ushqimi të caktuar.
Reagimet mund të paraqiten në formë të “maskuar”. Kjo do të thotë që nëse një person që konsumon në ditë një ushqim që nuk mund të tolerojë, ai kurrë nuk mund të dyshojnë që ushqimi është shkaku i  problemeve të tij.

Simptomat dhe ndryshimet mund të shfaqen tek çdo organ ose sistem, duke implikuar funksionet e tyre.
Simptomat nuk janë në proporcion me sasinë e ushqimit. Edhe sasi të vogla të ushqimit mund të shkaktojnë intolerancë ushqimore.

Obeziteti dhe intoleranca ushqimore

Shumë shpesh ne i nënshtrohemi një diete hipokalorike, por në të shumtën e rasteve pa rezultat, nuk biem në peshë. Një faktor që duhet fajësuar, është intoleranca ushqimore.
Ushqime të tilla, si: sallata, peshku, karrota, pula etj. janë konsideruar si “të lehta” dhe ato janë zakonisht pjesë kryesore e dietave  të ndryshme.
Megjithatë, nëse ne nuk mund t’i tolerojmë këto ushqime, ato nuk metabolizohen në mënyrë korrekte dhe kështu “bllokojnë” organizmin tonë.
Testi i intolerancës ushqimore tregon ato ushqime që  duhen shmangur për një periudhë të caktuar kohe (zakonisht 2-3 muaj) dhe rezultatet (humbje peshe) janë shumë të mira, madje edhe në javët e para!

Intoleranca Ushqimore (2)Pse kemi rezultate të tilla edhe në obezitet?

Shumë persona obezë kanë pasur rënie të konsiderueshme në peshë, falë testit të intolerancës ushqimore. Kanë humbur peshë ndërsa kanë konsumuar vakte normale. Çdo person ka nevojë për një kalorazh të caktuar në ditë, për balancimin e nevojave tij energjitike (pa humbur ose pa marrë peshë).
Për shembull, një njeri me metabolizmin normal dhe një punë të përditshme (të tilla si punë zyre) ka nevojë për rreth 3000 kcal në ditë. Por, nëse ky njeri ka intolerancë ndaj disa ushqimeve, sa herë që ai do të konsumojnë këto ushqime, trupi i tij do të reagojë, pasi ato janë toksike për të. Mbrojtja më e thjeshtë e trupit në raste të tilla, është që të ngadalësojë metabolizmin, duke u përpjekur në këtë mënyrë të ngadalësojë hyrjen e këtyre elementeve toksike në gjak. Atëherë, ky njeri me metabolizim të ngadaltë, ka nevojë për më pak kalori në ditë.

Çfarë ndodh kur një njeri që i nënshtrohet një regjimi ushqimor dhe aktiviteti fizik normal bën testin e intolerancës ushqimore?

Në bazë të rezultateve të testit dhe veçanërisht një diete të personalizuar dhe programi ushqimor, ky njeri heq nga dieta e tij ushqimore ato ushqime që i shkaktojnë intolerancë. Metabolizmi i tij do të kthehet në normalitet përsëri. Por tani, me metabolizmin e tij të ri, ai kthehet  në normalitet dhe ka nevojë për 3000 kcal/ditë që nënkupton se dita ushqimore me 2000 kcal/ditë rezulton tashmë hipokalorike për metabolizmin e tij të ri (pa ushqimet që i shkaktojnë intolerancë). Në të njëjtën kohë, ky person është më energjik, ecën më shumë, luan me fëmijët e tij më shumë: rrit nivelin e efortit fizik, kështu që shpenzon edhe më shumë kalori.

Obeziteti është vetëm maja e ajsbergut

Rreziqet e  shumta për shëndetin tonë janë të fshehura nën guackën e obezitetit. E njëjta gjë ndodh me intolerancën ushqimore. Shmangia e intolerancës ushqimore është një armë e fuqishme kundër obezitetit.

Postime të ngjashme

Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
8 mënyra të thjeshta për të shmangur sëmundjet