Sindroma e lodhjes kronike, shenjat dhe shkaqet

Nga neurologia Entela Basha

Cilat janë simptomat me të cilat shoqërohet kjo sëmundje? Sindroma e lodhjes kronike ka tetë shenja dhe simptoma.

  • lodhje kryLodhje
  • Ulje të memories dhe përqëndrimit
  • Tharje  fyti
  • Zmadhim të limfonodujve (gjendrave)
  • Dhimbje muskujsh të pashpjegueshme
  • Dhimbje që lëviz nga një artikulacion në tjetrin pa enjtje dhe skuqje të tyre
  • Dhimbje koke
  • Çrregullime të gjumit
  • Lodhje e tejskajshme që zgjat më shumë se 24 orë pas një aktiviteti fizik apo mendor

Kur të kontaktoni mjekun:

Lodhja mund të jetë shenjë e shumë sëmundjeve, siç mund të jenë infeksione të ndryshme ose çrregullime psikiatrike. Duhet kontaktuar mjeku kur kjo lodhje bëhet e tejzgjatur.

Shkaqet

Shkencëtaret nuk e dinë saktësisht shkakun  e sindromës së lodhjes kronike. Mund të jetë kombinim i faktorëve të ndryshëm që prekin njerëzit të cilët lindin me një prirje për këtë çrregullim.

Disa nga faktorët mund të jenë:

Infeksionet virale. Disa njerëz zhvillojnë sindromin e lodhjes kronike pas një infeksioni viral, kërkuesit mendojnë se disa viruse mund të shpërthejnë këtë çrregullim.

Viruset e dyshuar janë Epstein-Barr, virusi herpes tipi 6 etj.

Probleme të sistemit imunitar. Sistemi imunitar i disa njerëzve që afektohen nga sindroma e lodhjes kronike mund të jetë lehtësisht i dëmtuar, por është i paqartë pse ky dëmtim i lehtë bëhet shkak për shpërthimin e kësaj sindrome.

Çrregullimi hormonal. Njerëzit që kanë këtë sindromë ndonjëherë shfaqin edhe çrregullime të nivelit hormonal në gjak të hormoneve të prodhuara nga hipotalamusi, gjendra pituitare  dhe adrenale, por edhe për këtë është i paqartë mekanizmi i shfaqjes së sindromës së lodhjes kronike.

Faktorët e riskut

Mosha. Lodhja kronike shfaqet në çdo moshë, por është më e shpeshtë në grupmoshat 40 dhe 50 vjeç

Seksi. Femrat janë më shumë të prekura nga sindroma e lodhjes kronike te meshkujt, por kjo mund të vijë dhe si pasojë e faktit që femrat janë më të prirura për të raportuar simptomat e tyre te mjekët.

Stresi. Vështirësia për të menaxhuar stresin mund të kontribuojë në zhvillimin e sindromës së lodhjes kronike

Postime të ngjashme

Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera