Pesticide të reja i shtohen listës së substancave kancerogjene

Seniora 2

Agjencia Ndërkombëtare e Kërkimit mbi Kancerin (IARC), një organ i Organizatës Botërore të Ushqimit, ka vlerësuar së fundmi kancerogjenitetin e 5 pesticideve organofosfate: glifosat, malathion, diazinon, tetraklorvinfos dhe parathion. Herbicidet glifosat, insekticidet malation dhe diazinon u klasifikuan si “kancerogjene të mundshme” (Grupi 2A), kurse insekticidet tetraklorvinfos dhe parathion u klasifikuan si “kancerogjene të dyshuara” (Grupi 2B).

pesticidi-organiciPër pesticidet ka studime që tregojnë se shkaktojnë kancer tek kafshët. Për insekticidin malathion ka studime që tregojnë lidhjen e tij me limfomën jo-Hoxhkins dhe kancerin e prostatës, kurse për insekticidin diazionon ka disa prova për kancerogjenitet në limfomën jo-Hoxhkins dhe në kancerin e mushkërisë.

Është treguar se pesticidet organofosfate shkaktojnë dëme në ADN dhe kromozome, si dhe çrregullojnë sistemin hormonal. Nga këto pesticide, glifosati (me emrin tregtar Round Up) përdoret dhe në Shqipëri.

Përdorimi i glifosatit në botë është rritur me përhapjen e misrit OMGJ, i cili është rezistent ndaj tij. Glifosati përdoret dhe në pylltari dhe në qytete. Është një pesticid, gjurmët e të cilit janë gjetur në ajër gjatë spërkatjes, në ujë, si dhe në ushqim. Shqiptarët mund të ekspozohen ndaj pesticideve të tjera nëpërmjet ushqimeve të importuara.

Malathioni dhe diazinoni përdoren në BE, kurse tetraklorvinfos dhe parathioni janë të ndaluar. Malathioni dhe diazinoni përdoren në bujqësi, si dhe kundër insekteve shtëpiake. Malathioni vazhdon të prodhohet në vëllime të konsiderueshme, kurse diaziononi në vëllime të kufizuara për shkak të pengesave rregullative. Sipas prof. Magda Cara, kimiste, malathioni deri vitet e fundit është përdorur në sprejt e mizave.

PesticideOrganizata Botërore e Ushqimit klasifikon kimikatet në disa grupe bazuar në provat për kancerogjenitetin e tyre:

grupi 1 (substanca kancerogjene);

grupi 2A (ndoshta kancerogjene për njerëzit);

grupi 2B (kancerogjenë të dyshuar);

grupi 3 (të paklasifikuara për sa i përket rrezikut për kancer),

grupi 4 (me shumë mundësi jo kancerogjene për njerëzit)

Një kimikat klasifikohet në kategorinë 2A kur ka disa prova për kancerogjenitetin e tij tek njerëzit, si dhe ka prova të mjaftueshme për kancerogjenitetin tek kafshët. Disa prova do të thotë se është vënë re një lidhje midis kimikatit dhe kancerit, por nuk mund të përjashtohen arsye të tjera.

Kimikatet klasifikohen në grupin 2B kur nuk ka prova për kancerogjenitetin e tij tek njerëzit, por ka prova për kafshët. OBSH-ja vlerëson rregullisht kimikatet për sa i përket kancerogjenitetit të tyre.

Në 2012 p.sh. vlerësoi antrakuinonin, arsenikun dhe përbërjet e tij. Në vitin 2014 një grup ndërkombëtar shkencëtarësh dhe zyrtarësh rekomanduan vlerësimin e disa pesticideve. Ky vlerësim i fundit i OBSH-së u bë bazuar mbi kërkesën e tyre.

Për të bërë vlerësimin u zgjodhën 17 ekspertë ndërkombëtarë nga 11 vende, të cilët mblodhën gjithë materialin shkencor mbi pesticidet dhe shëndetin të publikuara në revista apo raporte zyrtare.

Postime të ngjashme

Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Projekti i shëndetësisë, Banka Botërore bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi
Plotësoi skedën e vdekjes së një 85-vjeçareje, doktoresha merret nën hetim/ Reagojnë mjekët në Mamurras
Ndikimi i dezinformimit në vaksinimin e fëmijëve
Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
10 ushqimet më hidratuese