Uji detoksifikues, pija e përditshme e kënaqësisë dhe pastrimit

Përgatiti në shqip: Daniela Bardhi

Kemi parë gjithandej nëpër rrjetet sociale që flitet për ujin detoksifikues apo pastrues dhe që të gjithë personazhet publikë e postojnë në rrjetet sociale. Nëse doni qëndroni larg pijeve të konservuara dhe me shumë sheqer dhe nëse doni të largoni helmet nga trupi, atëherë ky është “uji magjik”.

uji pastruesKa shumë mënyra për ta përgatitur, por ne po ju japim një sugjerim shumë të mirë:

Ujë me shalqi (ose limon), kastravec, gjethe nenexhiku (ose mente)

Pse këta përbërës?

  • Shalqiri – përmban citrulinë organike të përbërë dhe ndihmon mëlçinë dhe veshkat të bëjnë filtrimin dhe nxjerrjen e helmeve nga trupi.
  • Kastraveci – përmban gjithashtu citrulinë, por jo aq shumë sa shalqiri. Të dyja kanë në përbërjen e tyre shumë ujë dhe të hidratojnë
  • Limoni – ndihmon në tretjen e ushqimit dhe është i pasur me shumë vitamina
  • Nenexhiku (erëz) – ka aromë shumë të këndshme, si dhe ndihmon në tretje. Mentja gjithashtu.

uje pastrues shalqiPërbërësit:

  • 1 – 2 litra ujë (në varësi se sa të fortë e doni shijen e pijes)
  • 1 kastravec
  • 1 fetë mesatare shalqi (ose 1 kokërr limon)
  • Disa gjethe nenexhik/ mente

Përgatitja është shumë e thjeshtë

Prisni shalqirin (ose limonin bashkë me lëkurën), kastravecin në feta të holla dhe futini në një shishe me ujë të ftohtë, shtoni dhe gjethet e nenexhikut/mentes. Lëreni pijen një natë në frigorifier, që uji të marrë shijen dhe vlerat ushqyese të secilit përbërës dhe të nesërmen mund ta konsumoni pijen gjatë gjithë ditës duke i shtuar dhe kube akulli.

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Ja pse rreziku i infeksioneve ushqimore tek fëmijët rritet në verë!
Ja si të mënjanojmë pickimin nga insektet në verë
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
Psikologu, ende jo miqësor për shqiptarët
Jeni me antibiotikë? Ja çfarë duhet të hani për të mos prishur ekuilibrin mikrobik të zorrëve
Nga diell në shi, si po ndikon ndryshimi i temperaturës në shëndetin tuaj!