Sipas shkencëtarëve funksionimi i sistemit imunitar është tepër i lidhur me stinët, kjo mund të shpjegojë edhe arsyen se pse disa sëmundje janë më të prirura të shfaqen në stinën e dimrit, e disa të tjera në stinët e ngrohta.
Ekipi i studimit të Universitetit Kembrixh në Angli, ka studiuar analizat e gjakut të 16.000 njerëzve që jetojnë në mbarë botën.
Njerëzit të cilët jetojnë në afërsi të ekuatorit ku temperaturat janë në të larta, kanë më tepër mundësi të preken nga sëmundje inflamatore ndërsa në Islandë, ku temperaturat janë më të ulta, ka më pak mundësi për t’u prekur nga këto sëmundje.
Imuniteti i trupit kundër infeksioneve është më i lartë në dimër, pasi kjo ndihmon në luftimin e sëmundjeve të ndryshme, si: gripi, ftohja, artriti.
Profesor Xhon Tod, një nga autorët e studimit, shpjegon arsyet se pse njerëzit janë të prirur për t’u prekur nga sëmundje të ndryshme në stinë të ndryshme të vitit.
Artriti, reumatizma, diabeti, sëmundjet e zemrës shfaqen më shumë në muajt janar, shkurt dhe mars, pavarësisht mbrojtjes që trupi krijon. Ai shpjegon se ka edhe faktorë të tjerë si: të ushqyerit apo stresi, të cilët ndikojnë në mëyrën se si funksionon sistemi imunitar i njeriut gjatë sezoneve të ndryshme të vitit./BBC/Përgatiti: Elena Beta


