Luleshtrydhe, banane, qershi, portokall… lista e frutave vazhdon, por a janë aq të shëndetshme? Frutat janë shpallur si alternativë shumë e mirë për shëndetin. Ato përmbajnë shumë fibra, vitamina, por disa prej tyre dhe shumë sheqer. Shpesh lind pyetja, a na bën keq sheqeri i frutave?
Pavarësisht se frutat përmbajnë sheqer natyral, konsumimi i tepërt i tyre ka efekte negative, sidomos për personat me diabet (sidomos fiqtë, rrushi, shalqini etj).
A na shëndosh sheqeri i frutave?
“American Heart Assocation” rekomandon jo më shumë se 26 gram sheqer në ditë për gratë dhe 36 gram në ditë për burrat. Kjo do të thotë që edhe sheqeri që marrim nga frutat, nuk duhet të tejkalohet, përndryshe ai të shëndosh.
Përveç shtimit të kalorive, çfarë efektesh të tjera ka sheqeri i frutave?
Sasia e tepërt e konsumimit të frutave (sheqerit të tyre), mund të çojë në prishjen e dhëmbëve, shtim në peshë, rrit nivelin e triglicerideve (të cilat çojnë në sëmundje të zemrës dhe kolesterol të lartë) etj. Studimet tregojnë se fruktoza, lloji kryesor i sheqerit në fruta, mund të jetë po aq e dëmshme sa sheqernat e tjera (domethënë glukoza).
Fruktoza rrit masën dhjamore në trup ngadalëson metabolizmin dhe të bën të shtosh shumë peshë.
Cili duhet të jetë plani juaj i veprimit?
Tradicionalisht kemi dëgjuar se një dietë e shëndetshmë duhet të jetë e pasur me fruta dhe perime, për të parandaluar shtimin e peshës dhe sëmundjeve të tjera. Edhe pse frutat përmbajnë 3 herë më shumë kalori se perimet, ato janë relativisht me kalori të ulëta, sidomos kur merret parasysh përmbajtjen e ujit dhe fibrave që përmbajnë frutat.
Këshillohet të konsumohet një frut, nëse keni nevojë për ëmbëlsira, por pa e tepruar.
Përshtati në shqip: Daniela Bardhi


