Sipas studimeve të fundit, të jesh mbipeshë në moshën e adoleshencës ndikon në shfaqjen e kancerit të zorrëve në periudha më të vona të jetës.
Kanceri i zorrëve është kanceri më i zakonshëm i tretë në botë me rreth 1.4 milion raste në vit. Hulumtuesit kanë përfshirë në studim 240. 000 burra suedezë për 35 vjet dhe doli në përfundimet se ata të cilët në moshën e adoleshencës kanë qënë obezë kishin më shumë mundësi për t’u prekur nga kanceri i zorrëve.
Ka pasur rreth 855 raste të kancerit kolorektal në studim. Ata që ishin obezë, kishin 2,38 herë më shumë mundësi për t’u prekur nga ky lloj kanceri.
Gjithashtu, konsumimi i mishit të kuq dhe yndyrnat e barkut ndikon në shfaqjen e kësaj sëmundjeje.
Studimi i udhëhequr nga Universiteti i Harvardit dhe spitali universitar Obro në Suedi doli në konkluzionet se në fund të adoleshencës shënohet kalimi nga fëmijëria në moshën e rritur dhe kjo është një periudhe kritike për shëndetin.
Është e rëndësishme të kuptojmë rolin që luan ushqyerja në fëmijëri në zhvillimin e kancerit kolorektal.
Rachell Tompson, nga Fondi i Kërkimeve Botërore për kancerin tha se obeziteti është faktori kryesor për shfaqjen e kancerit të zorrëve./BBC/Përgatiti: Elena Beta


