Prostata, cilat janë shenjat e shqetësimet që ndjen pacienti?

Nga prof. Alketa Koroshi

Me rritjen e gjendrës së prostatës, fillon e bllokohet kanali i urinës e gradualisht humbet funksioni i fshikëzës së ujit, gjë që çon në zbrazjen jo të mirë të saj. Shqetësimet e të sëmurit kanë lidhje me urinimin: vështirësi në nxjerrjen e urinës dhe currili i urinës i dobët. Pacienti ka nevojë të shpeshtë për të vajtur në banjë, e sidomos fillon të ngrihet shpesh natën.

Kanceri i prostatesMadhësia e prostatës  nuk shkon gjithmonë paralelisht me simptomat e vështirësisë së urinimit. Disa njerëz që kanë prostatë shumë të rritur, kanë pak shenja urinare e pak ankesa dhe disa të tjerë që kanë një gjendër relativisht të vogël, kanë më shumë probleme shqetësuese.

Mund të ndodhë që një njeri që nuk e di fare se ka prostatë e zmadhuar, papritur nuk është në gjendje të urinojë as edhe një pikë. Kjo ngjet sidomos në ata që  marrin ilaçe për astmën ose alergji të ndryshme. Këto ilaçe që quhen simptikomimetike dhe e pengojnë fshikëzën urinare të zbrazet. Por bllokimi total i urinimit mund të ndodhë edhe nga alkooli, nga temperaturat e ulta ose të qëndruarit një kohë të gjatë pa lëvizur.

Kur njeriu ka këto shenja që përmendëm, duhet të konsultohet me mjekun. Në shumicën  e rasteve këto shenja lidhen me rritjen beninje të prostatës (të mirë), por ndonjëherë mund të jenë shprehje e kancerit të prostatës që zbulohet nga mjeku me ekzaminime të posaçme.

Kur ka një kohë të gjatë me prostatë të rritur, pacienti mund të shfaqë infeksione urinare dhe mund të dëmtohen veshkat. Veç asaj, mund të zhvillohen gurët e veshkave dhe mosmbajtja e urinës: inkontinenca

 

Postime të ngjashme

Diabeti dhe humbja e peshës: Gabimet më të zakonshme që duhen shmangur
A të çon mbipesha automatikisht në diabet? Flet endokrinologia Bariola Duro
Gruaja rreth 7 muajshe shtatzënë humbi jetën gjatë transportit drejt Tiranës, nisin hetimet ndaj 3 mjekëve të maternitetit
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Skandal në Spanjë: Udhëzimet për menopauzën u bazuan në studime të kryera te burrat
Po transportohej drejt Tiranës, humb jetën gruaja shtatzënë! Detajet e para
Rritet me 28% fondi për barnat e rimbursueshme, lista zgjerohet me 20 ilaçe në 2027
Dietë apo aktivitet fizik? Cila është më e rëndësishme për rënien në peshë?