Ushqimet që e lënë kancerin “pa ngrënë”

Blerina Bombaj, dietologe

Që kanceri të zhvillohet ka nevojë për formimin e enëve të reja të gjakut në mënyrë që të shpërndahet dhe të ushqehet. Kjo quhet “angiogjenezë”. Është zbuluar se ndalimi i formimit të këtyre enëve të gjakut rezulton neë eliminim të masës tumorale.

Caj jeshil dhe limonUshqime që ndikojnë në reduktim të masave tumorale janë:

Perimet e familjes “brasika”, thënë shqip “kryqëzore”

Brokoli, rukola, lakrat, lulelakra, kolrabi, rrepa, lakra kineze, përmbajnë “sulfurafane” dhe “indole”, përbërës që ndalojnë rritjen e kancerit duke ndaluar “angiogjenezën” dhe duke shkatërruar drejtpërdrejt qelizat kanceroze.

Çaji jeshil!

Në sajë të katekinave, çaji jeshil ndihmon në ndaljen e infiltrimit të kancerit dhe angiogjenezës sërish.

Fruta dhe perime të pasura me antioksidues

Fruta me ngjyrë të kuqe dhe vishnje, perime me ngjyrë të gjelbër të theksuar ose aromë të fortë dhe kakao i pastër, janë ushqime që ndikojnë mrekullisht në ndaljen e rritjes së një kanceri!

rrush 2Rrushi i kuq dhe vera

Resveratroli që gjendet gjithashtu edhe te kikirikat, është substanca që i bën këto ushqime të çmuara. Ndër të tjera ky përbërës pengon rritjen e enëve të vogla të gjakut!

Me pak fjalë, të mirat e natyrës janë bërë për të mirën e njeriut.

Postime të ngjashme

Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca