Prodhohen kufjet që zbulojnë dëmtimet e trurit

Mjekët kanë zhvilluar një test të presionit të trurit duke përdorur një lloj të veçantë të kufjeve që mund të zbulojnë dëmtime apo infeksione në kokë, të rrezikshme për jetën.

Teknika përfshin një pacient që vë kufje në njërin vesh dhe më pas kufja lidhet me kompjuterin. Kjo iu mundëson mjekëve matjen e presionit të lëngut në kafkë, i njohur si presioni intrakranial (ICP), pa pasur nevojë për kirurgji ose procedura të dhimbshme kurrizore.

kufjetPajisja është përdorur nga Spitali i Përgjithshëm Sauthmpton, një qytet në jug të Anglisë. Në veçanti, testet matën lëngun nëpërmjet një kanali që lidh veshin e brendshëm me trurin. Lëngjet në vesh dhe në tru janë të lidhura dhenjë ndryshim në presion në tru reflektohet nga një ndryshim korrespodues në vesh, i cili mund të sinjalizojë nevojën për ndërhyrje. Ndryshimet në ICP ndodhin kur truri bymehet si rezultat i një lëndimi apo infeksioni dhe pengon rrjedhjen e gjakut, duke privuar trurin të marrë oksigjenin që i duhet për të funksionuar.

I quajtur presioni i lëngut cerebral dhe koklear (CCFP), është duke u përshtatur nga NASA për të analizuar nivelet e presionit të trurit të astronautëve për të ndihmuar të trajtojë problemet vizuale të lidhura me hapësirën dhe sëmundjet. Dhe mjekët thanë se ata besojnë se mund të përdoret për të dalluar në mes lëndimeve në kokë dhe çrregullimit të stresit post traumatik në ushtarët e kthyer në zonën e luftimit.

“Ne e dimë se presioni i lartë brenda kafkës që rezulton nga lëndimet dhe infeksionet mund të jetë fatale, kështu që është e rëndësishme të zbulohet sa më shpejt të jetë e mundur për të shmangur rëndimin e simptomave dhe për të siguruar që trajtimi mund të fillojë menjëherë”, shpjegoi dr. Robert Markbanks, një shkencëtar klinik konsulent. Metodat aktuale për testimin e ICP-së kërkojnë procedura që duhet të kryhen në qetësi apo anestezi, që do të thotë se ata janë të kufizuar në rastet më të rënda dhe ata me siptoma fillestare më pak të dukshme shpesh shkojnë pa u vënë re derisa simptomat e tyre janë përkeqësuar.”

Megjithatë, pajisja CCFP nuk i kërkon një pacienti për të bërë ndonjë gjë tjetër veçse vënien e një kufjeje.

Përshtati në shqip: Elsa Musaj

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Pulsimi i veshëve – Përse ndodh dhe si ta largoni
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Inxhinierët mjekësorë zhvillojnë stimuluesin kardiak aq të vogël sa mund të injektohet përmes një shiringe
Njerëzit kanë një set të tretë dhëmbësh dhe mjekësia e re mund t'i ndihmojë të dalin
Robotë shtatzënë? Shpikja e radhës e Inteligjencës Artificiale, që sfidon kufijtë e njerëzores