Ç’duhet të hamë gjatë menstruacioneve

Menstruacionet e rregullta dhe jo të dhimbshme janë pasqyra e shëndetit të gruas. Një ushqyerje e gabuar pasqyrohet menjëherë në një cikël menstrual të parregullt.

cikli menstrual Ndodh shpesh që vajzat e reja të pritura nga dëshira për t’u dobësuar me çdo kusht, elieminojnë nga dieta e tyre vajin, yndyrnat dhe karbohidratet. Si pasojë menstruacionet mungojnë.

Për të pasur një cikël të rregullt duhet të ushqehemi me pak nga të gjitha duke i dhënë prioritet ushqimeve të pasura me ekstrogjenë vegjetal (soja, elbi, kulpës i butë).

Ushqimet që duhen konsumuar- sojë e verdhë, supë elbi, gruri, bishtaja të freskëta, peshk deti, vezë të freskëta, qumësht, kos, djathë.

Ushqimet që duhen kufizuar- pijet alkoolike, kafja, çaji.

Fitoterapia nëse keni menstruacione me dhimbje:

Valim me sherebelë,dëllinjë mjedhër. Në dy litra ujë të valuar shtoni 10 gram gjethe sherbele, 5 gram rrushk dëllinje, 10 gram gjethe mjedhër. Lërini të ziejnë për 20 minuta. Pihet gjatë ditës.

Fitoterapia nëse keni menstruacione të bollshme:

Valim me bargjan dhe hardhi të kuqe. Në një litër ujë mbani në infuzion për 15 minuta 10 gram hala bargjani dhe 15 gram gjethe hardhi e kuqe. Pijeni gjatë ditës./Ciro Vestita, dietolog italian

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?
7 shenjat e endometriozës që një grua nuk duhet të injorojë kurrë