Rregulli primar për të pasur një lëkurë të butë të pastër dhe pa shenja lodhje është larja e saj me kujdes para gjumit. Ja hapat që duhet të ndiqni për të pastruar fytyrën nga lodhja e një dite të gjatë:
Ujë dhe sapun- çfarëdo lloj të jetë lëkura e fytyrës suaj, e rëndësishme është të përdorni ujë të bollshëm dhe sapun për të larguar mbetjet kozmetike apo papastërtitë e tjera të akumuluara gjatë ditës. Sapuni i mirë është një faktor i rëndësishëm në këtë proces.- Këshillohet të përdorni sapun me përbërje bimore, edhe në formën e lëngshme apo xhel. Duhet të jetë pa aromë dhe i butë.
- Sigurohuni që procesi i larjes të zgjasë 30 sekonda, mos harroni të lani qepallat.
- Përdorni ujë të ngrohtë, pasi ndihmon në zgjerimin e venave dhe rrit qarkullimin e gjakut.
- Më pas shpëlani fytyrën me ujë të ftohtë pasi ndikon në ngushtimin e venave dhe uljen e qarkullimit të gjakut (në këtë mënyrë keni përfituar një masazh në fytyrë).
- Përdorni peshqir të thatë për të fshirë ujin e mbetur në fytyrë, pasi kjo ndihmon për eliminimin e qelizave të vdekura dhe kujdesuni ta përdorni në drejtim të kundërt nga tërheqja e gravitetit.
- Aplikoni një hidratues të rekomanduar nga mjeku dermatolog, i cili i përshtatet lëkurës suaj./Elle magazine/Përgatiti: Elena Beta


