Nëse ju pëlqen kosi dhe e konsumoni shpesh atë është momenti që t’ju vemë në dijeni se përfitimet që mund të merrni nga kosi, shkojnë përtej proteinave dhe kalciumit që merr trupi juaj nga ky produkt.
Efekti antiinflamator i kosit mund të jetë jashtëzakonisht i dobishëm për lëkurën.
Dr. Witni Bo (Whitney Bowe) dermatolog në Nju Jork thotë se vendosja e kosit në lëkurë ndihmon për të luftuar djegiet, aknet apo sëmundje të tjera të lëkurës. Gjatë hulumtimit të tij dr. Bo doli në konkluzionin se ushqimet e pasura me karbohidrate ngadalësojnë tretjen dhe mund të shkaktojnë sëmundje të ndryshme të cilat ju i shihni të pasqyruara në lëkurën tuaj me anë të akneve, skuqjes ose sëmundjeve të ndryshme të lëkurës. Konsumimi i rregullt i kosit dhe produkteve të tij ndihmojnë në parandalimin e këtyre simptomave, gjithashtu kosin e freskët mund ta aplikoni në fytyrë për disa minuta dhe më pas ta shpëlani me ujë të vakët. Rezultatet do të jenë të dukshme./Vogue/Përgatiti: Elena Beta


