Kastraveci është shumë i mirë për lëkurën në verë. Ai është gjerësisht i përdorur në produktet kozmetike dhe farmaceutike dhe i përshtatet të gjitha llojeve të lëkurës. Efekti ftohës i kastravecit dhe ëmbëlsia e sheqerit do t’ju japë një lëkurë të freskët dhe të shndritshme në 10 minuta.
1 kastravec
1 lugë çaji sheqer
Përgatitja
Bëjeni kastravecin pure dhe shtoni sheqerin. Përziejni mirë bashkë derisa sheqeri të tretet. Aplikojeni në mënyrë të njëtrajtshme në të gjithë fytyrën dhe qafën. Mbajeni për 10 minuta dhe më pas shpëlajeni më ujë të ftohtë. Kjo maskë mund të aplikohet 1 herë në javë.
Ju mund ta mbani këtë maskë në frigorifer dhe ta aplikoni sa herë është e nevojshme./ Përgatiti: Daniela Bardhi


