Si të luftoni stresin gjatë orarit të punës

Nëse akoma nuk keni dëgjuar rreth meditimit, është koha të dini disa gjëra të rëndësishme. Meditimi nxit energjinë, ju ndihmon në procesin e përqendrimit, redukton stresin dhe ankthin, rrit elasticitetin dhe ju ndihmon për të qëndruar më të qetë.

meditimmJa pra zgjidhja! Filloni procesin e meditimit edhe në ambientet e punës tuaj. Zyra është vendi ideal për të medituar për disa minuta. 10 -15 minuta në ditë janë të mjaftueshme për të luftuar stresin. Kryesore është që të angazhoheni, në të kundërt nuk do të jetë efektive.

Si fillim gjeni një hapësirë- qëndroni në një dhomë të qetë për 15 minuta çdo ditë, pa telefon, qëndroni ulur në karrige.

Kushtojini pak kohë- sado e ngarkuar të jetë dita juaj, përpiquni të gjeni 15 minuta dhe praktikoni frymëmarjen e thellë, do të ndiheni të lehtësuar.

Meditoni- nëse nuk e keni praktikuar më parë, ka plot libra apo video që ju udhëzojnë si ta zhvilloni këtë proces. E rëndësishme është të qëndroni larg nga mendimet negative./BBC/Përgatiti: Elena Beta

Postime të ngjashme

Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale