Thuamë kur ke lindur, të të them nga ç’sëmundje vuan

“Më thuaj në ç’muaj ke lindur, të të them nga cila sëmundje vuan: mund të jetë ky nëntitulli i një studimi të kryer nga Universiteti i Kolumbisë në Nju Jork, që kanë identifikuar rastësi të çuditshme mes muajit të lindjes dhe prirjes për t’u prekur nga sëmundje të ndryshme.

HartaNga rezultatet e analizave mbi 1.7 milionë njerëz, lajmet më ngushëlluese vijnë për të lindurit në maj: ata kanë prirjen më të ulët për t’u prekur nga sëmundjet. Ndërsa më të pafatët janë ata që kanë lindur në tetor, pasi kanë shëndetin më të dobët nga të gjithë të tjerët në kalendar, me një prirje të sëmundjeve mendore si sindromi i mungesës së përqendrimit dhe hiperaktivitetit.

Për të lindurit në mars rreziqet shfaqen të lidhura më shumë me sëmundjet kardiovaskulare, ndërsa kush e ka ditëlindjen në dhjetor më shpesh preket nga problemet e frymëmarrjes.

Studimi i publikuar në “Journal dell’American Medical Informatics Association” ka përllogaritur rastësinë e lindjes së 1.7 milionë njerëzve në 28 vjet me praninë e gati 1700 lloje sëmundjesh./ Përgatiti: Arlinda Gjypi

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal