Cilat janë format e trajtimit të obezitetit?

Nga mjeku Elmas Eltari

Trajtimet kryesore për obezitetin janë: dietat dhe ushtrimet fizike.

Programet me dietën mund të japin rënie në peshë për një kohë të shkurtër, por ruajtja  e kësaj peshe të humbur, shpeshherë, kërkon ushtrime dhe pakësimin e ushqimeve energjike, si pjesë e përhershme e stilit të jetës së personit.

Obeziteti dhjamiTë gjitha llojet e dietave me ‘pak karbohidrate’ dhe ‘pak yndyrna’  janë të mirëpritura, ashtu si edhe në rastet e sëmundjeve të zemrës dhe në rastet e diabetit. Sukseset me uljen e dietës dhe ndryshimin e stilit të jetës janë të ulta, që lëkunden nga 2-20%. Këshilla intensive rekomandohen në ata të cilët janë njëkohësisht obezë dhe me sëmundje zemre.

Tre medikamente: orlistat (Xenical), lorcaserin (Belviq) dhe një kombinim i phentermines dhe topiramates (Qsymia) janë në përdorim prej një kohe të gjatë. Rënia në peshë me orlistat është modeste, me një mesatare 2.9 kg (6.4 lb) për 1 deri 4 vjet. Përdorimi i saj shoqërohet me shumë çrregullime anësore gastro-intestinale dhe efekte negative në veshka.

Dy mjekimet e tjera janë të përshtatshme në SHBA, por jo në Evropë. Lorcaserini resulton pozitiv mesatarisht me 3.1 kg humbje peshe (3%) më shumë sesa placebo për gjatë një viti, por mund të rrisë problemet me valvulat e zemrës. Kombinimi i phenterminës dhe topiramates është disi më efektiv. Sidoqoftë, ai mund të shoqërohet me probleme në zemër.

Trajtimi kirurgjikal

Trajtimi më efektiv për obezitetin është kirurgjia. Komplikacionet ndodhin në rreth 17% të rasteve dhe  rioperacioni është i nevojshëm në 7% të rasteve. Për shkak të kostos dhe rreziqeve po kërkohen metoda trajtimi më efektive dhe më pak invazive duke përfshirë devisat me ‘mbushje’ të hapësirës së stomakut me ballona.

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal