Çdo femër që lind fëmijë mund të preket nga depresionin post-natal. Bazuar në statistika është bërë e ditur se 10-15 femra nga 100 e përjetojnë atë. Mjekët theksojnë se shifrat e vërteta mund të jenë edhe më të larta, sepse shumë femra nuk kërkojnë ndihmë dhe nuk i tregojnë të tjerëve për ndjenjat e tyre.
Ekzistojnë disa faktorë që rrisin mundësinë për t’u prekur nga depresioni pas-lindjes. Ato janë:
- Përjetim i mëparshëm i depresionit.
- Lindje e vështirë dhe traumatike.
- Ekzistenca e problemeve në marrëdhënien bashkëshortore.
- Përjetimi i ngjarjeve të tjera të vështira në jetën tuaj
- Izolimi nga shoqëria dhe të afërmit.
- Problemet financiare
- Humbja e oreksit
- Moskujdesja për veten ose kujdesi i tepruar për veten dhe foshnjën.
- Vështirësi për t’u përshtatur me rolin e ri, atë të nënës.
- Mbingarkesa.
- Abortet spontane në të kaluarën.
Hapat për përmirësim
Nëse identifikohet herët, depresioni post-natal është i shërueshëm. Hapat e parë që duhen ndjekur në këto raste janë:
- Pranoni se diçka nuk është në rregull
- Bisedoni me partnerin/burrin tuaj ose me ndonjë shok/shoqe apo pjesëtar të familjes për ndjenjat tuaja
- Bisedoni me mjekun
- Shmangni vetminë
- Pranoni ofertat për ndihmë praktike
- Mos u mundoni të bëheni amvisë e përsosur dhe bëni sa më pak punë që të jetë e mundur.
- Pushoni sa më shumë, sepse lodhja e përkeqëson depresionin.
- Hani ushqim të shëndetshëm
- Kryeni ushtrime fizike


