Seksi anal, a është i sigurtë dhe ç’rreziqe mbart?

Si shumë aktivitete seksuale, seksi anal mbart riskun e infeksioneve seksualisht të transmetueshme.

Çfarë është seksi anal?

Seksi anal (Se çfarë seksi anal mund ta lexoni këtu nga mjeku Evin Dani) është një lloj aktiviteti seksual që përfshin zonën anale. Kjo nënkupton: penetrimin e anusit me penis, me gishta apo marredhenie cift sekslodra seksi, si dhe seksin oral.

Cilat janë rreziqet kryesore të seksit anal?

Seksi anal ka rreziqe më të larta për përhapjen e infeksioneve seksualisht të transmetueshme (IST) krahasuar me aktivitetet e tjera seksuale. Kjo për faktin se cipa e brendshme e anusit është e hollë dhe lehtësisht e dëmtueshme dhe si rrjedhojë më e prekshme nga infeksionet.

IST-të që mund të transmetohen përmes seksit anal përfshijnë:

  • mykun
  • herpesin gjenital
  • gonorrenë
  • hepatitin B
  • HIV
  • sifilizin
  • lythat gjenitalë

Disa infeksione të shkaktuara nga bakteret apo virusi mund të kalohen përmes seksit oral-anal, si hepatiti A dhe E.coli. Gjithashtu IST-të transmetohen nga futja e gishtit në anusin e partnerit.

Si ta bëni të sigurtë seksin anal?

Përdorni prezervativë për t’u mbrojtur nga IST-të ndërsa kryeni seks anal. Përdorni lubrifikues me bazë uji, që mund t’i gjeni në farmaci. Lubrifikuesit me bazë vaji (si locionet apo hidratuesit) mund të shkaktojnë probleme me prezervativin.

Çiftet duhet të përdorin një prezervativ të ri nëse do të kryejnë seks vaginal pas seksit anal. Kjo është e rëndësishme për të shmangur transferimin e baktereve nga anusi në vaginë, duke çuar kështu në infeksione urinare.

Burimi: NHS/ Përshtati në shqip: A.Gjypi

Postime të ngjashme

Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
hiv aids
Mjeku infeksionist Arjan Harxhi: OBSH në 2023 e ka deklaruar HIV/AIDS sëmundje jovdekjeprurëse
Zbulohet “fabrika e bebeve” në Greqi, deri në 120 mijë € për “shitjen” e një fëmije
Treguesit e fertilitetit po përkeqësohen me shpejtësi/ Lezha, Gjirokastra, Berati dhe Dibra, me rënien më të madhe të lindjeve në 6-mujorin e parë
Drama e popullsisë/ Lindjet ranë me 12.7% në 6-mujorin e parë 2022
Boronica, si profilaksi e mirë në infeksionet urinare
Infeksionisti Stroni: Hepatiti B, rrezik më i madh se HIV/AIDS
Raporti i OBSH: Afërsisht 1 në 6 persona në mbarë botën përjetojnë infertilitet