Kryefaqja Të rinjtë Shëndeti Seksi anal, çfarë është dhe çfarë thonë shifrat?

Seksi anal, çfarë është dhe çfarë thonë shifrat?

1
Shpërndaje

Për gazetën “Shëndet+”, mjeku androlog Evin Dani

Seksi anal është një sjellje seksuale që përfshin zonën anale. Për mënyrën sesi bëhet, ka problematikat e veta. Seksi anal është ai seks ku mashkulli penetron në femër apo në mashkull në anus për të krijuar një kënaqësi seksuale. Zona anale është një zonë shumë e ndjeshme për sa i përket ngacmimit seksual. Studiuesit e seksit kanë vënë re se seksi anal është shumë i pëlqyeshëm marredhenie seksualepër disa persona meshkuj apo femra, si dhe shumë i dëmshëm apo i paparanueshëm për shumë të tjerë.

Në vitet ’40 (studimi i Kinseit) dilte që 30% e meshujve dhe 20% e femrave bënin seks anal. Kur themi seks anal, kemi 2 mënyra. Te heteroseksualët ku një mashkull bën seks anal me një partnere pasi ka bërë seks vaginal. Dhe seks anal te homoseksualët. Te këta të fundit seksi është kryesisht anal.

Shumë femra e pëlqejnë seksin anal duke arritur një kënaqësi të pëlqyeshme, cilësore dhe mund ta bëjnë këtë lloj seksi të përditshëm. Statistikat nxjerrin që kemi një rritje të marrëdhënieve seksuale anale në heteroseksualë, që mund të shkojë deri në 40%.

Çfarë ka ndikuar në këtë rritje sipas jush?

Kjo rritje e mënyrës e bërjes së seksit  është ndoshta ndikim i pornografisë, që është goxha e zhvilluar në internet apo televizione. Ajo që prezantohet në pornografi dhe që njerëzit e shikojnë, është edhe seksi anal. Sigurisht që kjo i ngacmon njerëzit. Duke u nisur nga kurioziteti, ata e praktikojnë.

Imitimi i skenave erotike që shikohen në internet apo televizion, po kthehet në modë, kryesisht për të rinjtë.

1 Koment

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here