A mund të shfaqet gjatë shtatzënisë herpesi gjenital?

Nga mjeku dermatolog, Selman Lirza

Po. Herpesi gjenital është i shpeshtë te gratë shtatzëna. Pjesa më e madh e infeksioneve intrauterine çojnë në vdekje të fetusit. shtatzeneRreziku i transmetimit të sëmundjes nga nëna e sëmurë te fëmija gjatë lindjes në rrugë natyrale është 50%.

Si mund të diagnostikohet?

Në shumicën e rasteve diagnoza klinike është e qartë dhe konfirmohet nga ekzaminimi direkt i rezultateve. Në rastet pa simptoma klinike, mund të nevojiten diagnostikimi etiologjik.

Si trajtohet?

Meqenëse virusi herpetik është një virus ADN, ekzistojnë medikamente antivirale. Krahas kësaj nevojiten diagnostikim dhe mjekimi sa më parë i pacientit të prekur nga virusi, në mënyrë që të shmanget përhapja e tij dhe kronicizimi i sëmundjes. Në të njëjtën kohë duhen evituar marrëdhëniet seksuale me të sëmurin, derisa të cikatrizohet gjithë zona e prekur nga herpesi.

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?
7 shenjat e endometriozës që një grua nuk duhet të injorojë kurrë