Peshqirët e plazhit, a na dëmtojnë?

Nga mjekja infeksioniste Alma Koçi

Rrezik është përhapja e shumë sëmundjeve infektive, si dhe mykut të lëkurës nga shtrirja drejpërdrejt në rërë ose shezlone. peshqir plazhiGjithmonë duhet të shtrihemi mbi një peshqir ose beze, e cila duhet të jetë individuale. Në plazh duhet të eliminohet kontakti i drejtpërdrejtë me rërën apo shezlonet e përdorimit të përgjithshëm.

Këshillohet përdorimi i shapkave apo i sandaleve të plazhit, sepse ato jo vetëm që zvogëlojnë kontaktin me papastërtitë e mundshme, por ruajnë edhe nga mikrotraumatizimet që mund të bëhen burime infeksioni.

Ruajtja e higjienës personale është e domosdoshme. Pas mbarimit të plazhit ose banjave në pishina duhet të bëni dush me ujë të pastër.

Postime të ngjashme

“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara