Rolina Naço, dietologe
Burdullaku (lakër e egër) ose në emrin shkencor Portulaca Oleracea është një bimë që mbin vetë dhe është shumë e pasur në:
Acid a-linolenik (ose ndryshe acide yndyrore omega 3)- Vitamin të kompleksit B (B1, B9, acid folik, Niasine, B6, Riboflavin)
- Vitaminë C
- Provitamine b-Karoten
- Hekur, magnez, kalium, kalcium, fosfor, magan, bakër
- Fibra
Rekomandohet për sëmundje të kanalit urinar, për të forcuar sistemin imunitar, për sëmundjet e frymëmarrjes, për aparatin tretës dhe ndihmon në rikuperimin e plagëve.
Mund ta përdorni të freskët, siç është, në sallatë, por edhe në gatime të ndryshme, si në byrek, burani etj.


