Ju mungojnë dhëmbët? Kthejini fytyrës suaj buzëqeshjen me procedurën “One Time”

E reja më e fundit në Spitalin Europian – Villa Mariahapja e departamentit të Stomatologjisë, ku realizohen shërbime dentare, që nga kontrolli parandalues deri tek ndërhyrjet komplekse, si implantologjia, me materiale të certifikuara.

Garancia jonë është ofrimi i shërbimeve brenda një strukture spitalore, me ekip italian që kanë në dispozicion salla operatore me aparatura të teknologjisë së fundit. Ofrojmë trajtime no panic ku implantet dentare vendosen nën efektin e qetësuesit. Siguri dhe estetikë maksimale!

Klinika dentareIntervista e dr. Giovanni Vantaggiato

“Në Spitalin Europian – Villa Maria, GVM Care&Research, kryejmë intervente mjaft komplekse që quhen “One Time”, pra, me një seancë.

“Është një teknikë që parashikon tipe të ndryshme rehabilitimi në varësi të nevojave të ndryshme të pacientëve, të cilëve duhet t’u aplikojmë terapi të ndryshme, si për shembull rehabilitim me protezim fiks ose të lëvizshëm duke u bazuar në kushtet orale.

“Interventi që i bashkon gjithë këto tipologji të ndryshme është ai “One Time” (në një kohë).

“Në një ditë të vetme ne si strukturë, si ekip mjekësor dhe laboratorik, bashkëpunojmë nëpërmjet teknologjisë CAD-CAM. Koncepti kryesor është që pacienti vjen në spital me një mungesë të madhe dhëmbësh dhe brenda një dite mund të kthehet në shtëpi me dhëmbë, sigurisht provizorë, sepse duhet t’i japim kohë që çdo gjë të jetë e integruar dhe e pranuar nga pacienti. Pra, me teknikën “One Time” tashmë një pacient mund të vijë pa dhëmbë fare dhe të dalë me dhëmbë fiks brenda ditës. Është një teknikë që ka ndryshime në krahasim me vitet e mëparshme, sepse teknologjia implantare ka ndryshuar.

“Ne përdorim vetëm teknologjinë “Kone-Morse”, e cila siguron stabilitet më të lartë, mungesë të infiltrimit bakterial, nuk lejojnë mikrolëvizje dhe si rrjedhim mund të bëjmë ngarkesën imediate. Normalisht, në kushte kur kocka na e lejon këtë ngarkim të menjëhershëm.

“Kjo teknikë tashmë na siguron përqindje të larta suksesi falë teknologjisë së implantit që ne përdorim.

“Preferohet të përdoret ngarkimi imediat “në një ditë operacion”, sepse është shumë komod për pacientin, si dhe për kirurgun duke qenë se në një seancë ne mund ta arrijmë rezultatin.

“Nga eksperienca ime si drejtues i spitalit “Cita di Lecce Hospital”, si dhe tashmë në Spitalin Europian – Villa Maria në Tiranë, kam kryer intervente të shumta në kirurgjinë implantare dhe i realizoj gjithmonë në kushte spitalore, jo ambulatore, sepse është një lloj interventi që kërkon një delikatesë dhe duhet të realizohet në një strukturë të mbrojtur nga specialistë të ndryshëm ku secili ka rolin e tij specifik dhe është i gatshëm të ndërhyjë në çdo nevojë të pacientit. Ky lloj trajtimi kërkon shpesh një anestezi më të thellë se anestezia e thjeshtë lokale.

Spitali Europian Klinika Dentare“Ne punojmë në përgjithësi me anestezi lokale me ndihmën e sedacionit të thellë nën asistencën e mjekut anestezist ose me anestezi të përgjithshme për pacientët që nuk duan të jenë të vetëdijshëm gjatë ndërhyrjes. Kjo teknikë është e hapur për t’u përdorur tek të gjithë pacientët, si tek ata që nuk kanë kohë, sepse duhet të punojnë, edhe tek ata që janë odontofobik. Po flasim për pacientët që nuk durojnë dot zhurmat e frezave, që kur shohin këmishën e bardhë ndihen keq, si dhe pacientëve të cilëve natyra i dhuroi një mungesë aftësie për bashkëpunim.

“Për çështje sigurie dhe mbrojtjeje ndaj pacientit, nevojitet që këto procedura të kryhen në struktura të mbrojtura, në kushte spitalore ku është prania e mjekut anestezist, mjekut kardiolog dhe gjithë figurave mjekësore që tutelojnë shëndetin e pacientit, i cili nuk ndalet vetëm në kavitetin oral, por në përgjithësi. Pra, pranë strukturave tona mund t’i nënshtrohen edhe pacientë që vuajnë nga sëmundje të ndryshme kardiake, sëmundje metabolike, etj, për të cilët është e vështirë që këto procedura të kryhen në struktura ambulatore.

“Jemi kundër terapive ku mbështetja implantare është në minimumin në të cilën përqindja e insuksesit mbetet e lartë dhe pacienti rrezikon të ketë një punim jo të kënaqshëm. Për një sukses që të zgjasë në kohë, pacienti duhet të instruktohet për një higjienë ditore të rregullt, sidomos në këto rehabilitime kaq komplekse. Këto rehabilitime kërkojnë që të kenë një protezë me përqindje sa më të ulët gabimesh. Për këtë arsye edhe në Spitalin Europian – Villa Maria,  përdorim teknologjinë CAD-CAM që është zëvendësimi i procedurës së marrjes së masës jo si tradicionalisht me pastën e masës, por nëpërmjet një videokamere ku monitorohet dhëmbi ose monokoni i implantit në mënyrë dixhitale dhe ndërtohet punimi protezik jo me nga një teknik laborant, por në mënyrë kompjuterike.

“Nëpërmjet kësaj teknike transferohet imazhi në një frezator komjuterik që ndërton kultin preciz mbi të cilin do të  ndërtohet dhëmbi i ardhshëm. Pra, është një teknologji pa gabime që mund të shkaktohet nga manualiteti njerëzor. Ka ngelur manualisht vetëm pjesa e jashtme, ku unë kam nevojë të përshtat ngjyrat. Laboratorët tanë në Itali kanë nevojë të përdorin materiale absolutisht bioinerte. Përdorim vetëm titan ose zirkon, dy materiale bioinerte që kanë përshtatshmëri më të lartë me organizmin.

buzeqeshje dhembe 1“Titani përdoret për implantin brenda kockës dhe është i njohur në mënyrë universale si materiali më i pranueshëm nga organizmi. Zirkoni është një material tjetër që përshtatet më mirë në indet përreth dhëmbit dhe nuk krijon reaksione alergjike dhe efekte anesore të padëshirueshme. Më pas vishet nga materiale qeramike ose disilikate, të cilët janë më të përshtatshmit për ngarkesën imediate, sepse transmeton më pak trauma.

“Këto janë materiale shumë estetike, shumë të dhënë pas estetikës, sepse qeramikat e integruara, zirkoni qeramik duke mos pasur metal brenda, simulon në formë perfekte atë që quhet estetika e dhëmbit, sepse kur i kalon drita, përcjell një transparencë reale, gjë që nuk ndodhte me qeramikat e metalit.

“Qeramika integrale simulon në formë perfekte smaltin dentar, kështu që simulon të gjithë efektet e dhëmbit natyral. Ja pse kjo teknika protezike me këto materiale të reja, afrimi me dhëmbin natyral është më i arritshëm dhe si rrjedhojë dhe më i kërkuar nga ana e pacientit. Kështu, nuk mund të flasim për estetikë në tërësinë e saj, nëse nuk e shohim fytyrën në nivel gjithëpërfshirës. Spitali Europian – Villa Maria, i është adoptuar dhe po i adoptohet me një sërë aparaturash dhe profesionalistësh që duhen për të plotësuar kuadrin e estetikës së fytyrës”.

 

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës
'Mos i përdor!', L'Oréal tërheq urgjentisht një nga kremrat, për shkak të kontaminimit me kimikate që shkaktojnë kancer