Si mund të përfitojmë nga bima e mentes

Menta është një bimë që njihet që nga antikiteti për të mirat që i ofron shëndetit tonë. I përket familjes labiate, të llojit menta dhe është në forma të ndryshme.

mentaaAjo përmban ujë, fibra, proteina, shumë minerale (kalcium,lium, magnez, fosfor, natrium), vitamina (të grupit A, B, C e D) dhe aminoacide. Ndër të tjera, nga esenca e vajit të mentës përftohet mentoli, një lloj alkooli që i duhet pjesës më të madhe të produkteve farmaceutike. Ja disa përfitime që mund të nxjerrim nga kjo bimë:

Ka veti pastruese: shumë e dobishme në rastet e erës së keqe të gojës: duke bërë gargarë me lëngun e përftuar nga 5 mg gjethe mente me 100 ml ujë, ky problem mund të marrë fund menjëherë.

Mund të përdoret si aromatik: menta përdoret gjithmonë në kuzhinë, falë veprimit të saj aromatik dhe shpesh gjendet në pjatat e kuzhinës italiane. Por ajo përdoret edhe për prodhimin e pijeve, likereve dhe produkteve të ëmbla.

Veprim “çlirues”: është e pakontestueshme që menta dhe esenca e vajit të saj ka një veprim “çlirues”, që do të thotë se qetëson muskulin unazor ezofageal, duke reduktuar volumin e gazrave në zorrë.

Mund ta përdorim në kozmetikë: në kozmetikë, menta ka një veprim rifreskues, tonik dhe pastrues. Këto janë edhe arsyet se pse ajo futet te shampot, te detergjentët intime dhe te kremrat e ndryshëm për trupin. Duke e aplikuar në lëkurë, krijon një lloj ndjesie freskie dhe anestezie lokale.

Veprim lëngësues dhe balsamik: menta ka një veprim freskues, çlirues për hundët, lëngëzon sekrecionet e aparatit respirator etj. Në mjekësinë kineze përdoret kundër ftohjes, temperaturës dhe kollës.

Vepron si “shpërbërës”: disa studime kanë treguar një aftësi të mundshme të mentës për të shpërbërë gurët në tëmth, por për momentin studimet janë ende të pakta për të demonstruar më saktë këtë veprim të mundshëm të saj në organizëm.

 Mund të përdoret si antiseptik: Menta ka shumë veti të mira antiseptike, antiparazitare dhe germicide, duke vepruar gjithnjë në mënyrë të veçantë në nivel gastrointestinal. Ky veprim i saj antiseptik dhe antigripal, duket se vjen nga përmbajtja e polifenolit në të.

Shërben si analgjetik: studime të ndryshme të bëra si nga studiuesit gjermanë, ashtu edhe ata iranianë, kanë zbuluar se ekstrakti i mentës është një ilaç i rëndësishëm kundër dhembjes së kokës dhe migrenës. Mos ngurroni ta provoni./Përgatiti: Elena Beta

 

 

 

Postime të ngjashme

5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës
6 përfitimet e panxharit
Lëngu i panxharit ndihmon në uljen e tensionit? Ja çfarë thonë mjekët
Pse uthulla e mollës nuk duhet të mungojë në dietën dhe jetën tuaj të përditshme?