Ushqimi është si ilaçi, 10 rregulla për t’u kuruar në tavolinë

Mos i përzieni asnjëherë qumështin me frutat apo çokollatën me cajin. Preferoni gjithnjë frutat dhe perimet e freskëta. Shfrytëzoni të mirat e baktereve të mira, si dhe ushqimet mbrojtëse që janë në bazë të dietës mesdhetare, me shumë Omega 3, si peshku apo vaji i ullirit ekstra i virgjër.

familja haTë shfrytëzosh të mirat e marules dhe përbërësve të saj kundër inflamacionit. Bëhet fjalë për imuno-ushqyerjen apo imuno-nutricionin, që bazohet në një sërë studimesh të kryera lidhur me ndikimin e ushqimit mbi sistemin imunitar dhe pasojat mbi shëndetin. Një shkencë e re. Dy ekspertë italianë thonë se ushqimet veprojnë si ilaçet, kështu që në tavolinën e ushqimit është mirë të kemi parasysh këto 10 “pilula”:

  1. Sistemi imunitar zakonisht ka funksion mbrojtës ndaj efekteve të jashtme, por ushqimet “plehra” (si fast-food) përbëjnë një rrezik të vërtetuar për sëmundjet kardiovaskulare si dhe disa lloje tumoresh.
  2. Konsumi i ushqimeve me përmbajtje të lartë kalorish, yndyrnash dhe sheqernash prodhon një reagim imunitar që zgjat 6-8 orë që nga momenti kur jemi ushqyer. Lajmi i mirë është që kombinimi i këtyre ushqimeve me ushqimeve apo pije me origjinë bimore e ul këtë stres të organizmit.
  3. Zorra përmban një masë të madhe mikrobesh e bakteresh që bashkë me indet e zorrëve mirëmban sistemin imunitar.
  4. Sëmundjet e zemrës, kanceri dhe diabeti shkaktohen më shumë nga masa yndyrore që nuk ndikon në peshë.
  5. Plakja e sistemit imunitar i ndërlikon sëmundjet e lidhura me moshën. Ushqime me molekula aktive si frutat dhe perimet mund të ndikojnë në parandalimin apo uljen e sëmundjeve kronike inflamatore.
  6. Alergjitë, mostoleranca ushqimore apo sëmundja celiake: Ushqimi është një mjet i një shumëllojshmërie antigjenesh dhe mund të provokojë reaksione alergjike të dëmshme për organizmin në çdo moment të jetës. E rëndësishme është të eliminoni që nga fëmijëria ushqimet që shkaktojnë një reaksion imunitar. Këto reaksione janë në rritje për shkak të ndotjes mjedisore duke shtuar numrin e sëmundjeve të lidhura me nikelin dhe glutenin.
  7. Probiotikët kontribuojnë dukshëm në shëndet dhe mirëqenie duke ndihmuar parandalimin apo përmirësimin e alergjive, acarimit të zorrëve për shkaqe të ndryshme dhe ndryshimet imunitare të lidhura me obezitetin apo plakjen. Bakteret probiotike duket se janë të efektshme dhe të dobishme për çdo moshë.
  8. Flavonoidet: Ende ka pak studime mbi njeriun dhe ende duhet qartësuar përdorimi i substancave sintetike.
  9. Konsumi i acideve yndyrore të pangopura në dietë është i dobishëm për gjithë sistemin imunitar: vaji i ullirit ekstra i virgjër dhe peshku kanë efekt pozitiv mbi sëmundjet kardiovaskulare.

10. Pak, por të mira: vitaminat dhe oligo-elementet. Janë thelbësore për rregullimin e funksioneve të disa organeve jetësore të organizmit dhe funksionit imunitar, duke luajtur rol aktiv në mekanizmat e parandalimit të proceseve infektive për çdo moshë./ ANSA/ Përshtati në shqip: A.Gjypi

Postime të ngjashme

Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt