Rrezet ultravjollcë, ç’duhet të dimë për to

Në hije rrezet ultravjollcë (UV) reduktohen deri 50 % e tyre.

Përdorimi i veshjeve prej pambuku lejon kalimin në trupin tonë vetëm 10 % të rrezeve ultravjollcë.

vitamina d diellNë ujë kalojnë rreth 95 % e rrezeve ultravjollcë.

Në borë rrezet UV pasqyrohen deri në 80%.

Rëra e thatë e plazhit pasqyron rreth 15% rrezet ultravjollcë.

Edhe në një thellësi gjysmë metri, rrezet UV janë ende 40% intensive si në sipërfaqe.

Sa më lart të jetë dielli në qiell ose sa më e shkurtër është hija që ne bëjmë, aq më të forta janë rrezet ultravjollcë dhe anasjelltas.

Efektet e temperaturave të larta në shëndet ndodhin kur sistemi i rregullimit të temperaturës së trupit tonë nuk arrin të shpërndajë nxehtësinë e tepërt. Ndikimi i temperaturave të larta në shëndetin tonë varet nga koha e ekspozimit ndaj këtyre temperaturave, shpeshtësia e ekspozimit dhe intensiteti i ekspozimit. Goditja nga dielli vjen si rezultat i qëndrimit të gjatë në diell dhe shkakton rritje te temperaturës së trupit, zgjerim të enëve të gjakut, rënie të rrahjeve të zemrës dhe si pasojë shoqërohet me: djersitje të madhe, të përzjera, dhimbje koke, marrje mendsh, ulje të presionit të gjakut,turbullim të shikimit, etj. Shpesh goditja nga dielli kërkon ndihmë të specializuar./ISHP

Postime të ngjashme

3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?