1 minutë ushtrime 3 herë në javë, ja çfarë thonë studimet

Lajme shumë të mira për dembelët! Sipas studimeve të fundit të publikuara në revistën “Plos One”, duke bërë 1 minutë stërvitje intensive 3 herë në javë mund të rregulloni shëndetin tuaj.

pedalimPjesë e këtij studimi 6-javor ishin 14 të rritur mbipeshë, ata zhvilluan disa ushtrime, kryesisht pedalim me biçikletë për disa minuta 3 herë në javë. Ky sesion përfshinte 3 sprinte nga 20 sekonda, si dhe 2 minuta pedalim i ngadaltë por vetëm 1 minutë ushtrime intensive.

Në fund të studimit hulumtuesit vunë re se personat të cilët ishin pjesë e studimit, kryesisht meshkujt, kishin përmirësime të nivelit të sheqerit në gjak si dhe stabilizim të presionit të gjakut.

Hulumtuesit ju këshillojnë çdo lloj ushtrimi fizik, jo vetëm pedalimi me biçikletë mund t’ju vijë në ndihmë. Kjo është një mënyrë e mirë për të qëndruar të shëndetshëm dhe për të mbajtur në formë trupin nëse nuk keni mjaftueshëm kohë për të shpenzuar orë të gjata në palestër. /Cosmopolitan/Përgatiti: Elena Beta

Postime të ngjashme

Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur