Këshilla të veçanta për frekuentuesit e plazhit

Ekspozohuni gradualisht në diell, dhe jo menjëherë.

Lyejeni trupin me produkte mbrojtëse 15 – 20 minuta para se të ekspozoheni në diell (UVA+UVB)

Përdorni produkte mbrojtëse për trupin me faktor të lartë mbrojtës mbi 15.

beba plazhZgjidhni produktet mbrojtëse për trupin sipas tipit të lëkurës. Sa më e bardhë të jetë lëkura, aq më i lartë duhet faktori mbrojtës.

Trupi duhet lyer shpesh, mbas çdo larjeje, djersitjeje apo fshirjeje me peshqir dhe në sasi të mjaftueshme: 36 mg për një lyerje për një trup mesatar ose gjashtë lugë çaji.

Përsëriteni lyerjen çdo dy orë dhe sigurisht mbas çdo larjeje.

Kujdes! Faktorët mbrojtës janë produkte kozmetike të afta të thithin ose të pengojnë rrezet ultravjollcë A dhe B, por nuk të mbrojnë plotësisht.

Faktorët mbrojtës duhen përdorur edhe kur ka re, kur je nën çadër ose në ujë.

Syzet e diellit janë të domosdoshme. Zgjidhni syze me forma të mëdha dhe sigurohuni që të jenë me filtra mbrojtës për të pasur një mbrojtje të lartë dhe të vërtetë.

Qëndroni në hije dhe evitoni qëndrimet në diell në orët e nxehta të ditës.

Tregoni shumë kujdes për fëmijët, mbani me veshje pambuku, kapele dhe syze

Mos ekspozoni ushqimet në diell dhe pini lëngje ose ujë

Evitoni më mirë përdorimin e produkteve kozmetike mbasi mund t’ju shkaktojnë alergji./ISHP

Postime të ngjashme

Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera 
Cilat perime kanë përmbajtjen më të lartë të ujit dhe janë më hidratueset?
Paralajmërojnë ekspertët: Manaferrat dhe luleshtrydhet në krye të listës së produkteve me më shumë pesticide
Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët