Çfarë të evitoni dhe çfarë të konsumoni para gjumit

Evitoni:

Verën- nëse konsumoni alkool para gjumit do të zgjoheni disa herë gjatë natës.  Sipas studimeve të fundit një gotë verë para gjumit ul cilësinë e gjumit.

vere vereKafe-  përmban kafeinë e cila është stimulues i sistemit nervor qendror. Nëse e konsumoni para gjumit, mund të rrezikoni të qëndroni zgjuar gjatë natës. Megjithatë varet edhe nga organizmi juaj, nëse jeni konsumator i rregullt i kafes keni kujdes me sasinë.

Çokollatë e zezë- përmban kafeinë dhe kalori. Një çokollatë me qumësht përmban 12 ml kafeinë ose të njëjtën sasi si 3 gota kafe. Ajo përmban gjithashtu theobrominë, një nxitës që mund të risë normën e zemrës dhe pagjumësinë. Çokollata e zezë përmban 20 ml kafeinë.

Red Bull- pije energjike që përmban 80 ml kafeinë. Nëse doni të bëni gjumë të mirë duhet ta shmangni konsumimin e kësaj pije gjatë pasdites dhe sidomos para gjumit.

Pulë- nëse konsumoni mish pule para se të flini procesi i tretjes do të ngadalësohet 50%. Në vend që të përqendrohet tek gjumi trupi përqendrohet tek procesi i tretjes.

Konsumoni:

konfleks 98Drithërat- janë të mira për të bërë një gjumë cilësor. Mund t’i kombinoni me qumësht, i cili stimulon gjumin.

Banane- përmban magnez dhe kalium natyror. Ju ndihmon të bëni gjumë të mirë.

Patate e ëmbël- përmban kalium, i cili relakson muskujt.  Mund ta konsumoni pataten të pjekur./Përgatiti në shqip: Elena Beta

Postime të ngjashme

Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi