Obeziteti? Shkak (edhe) temperatura e brendshme shumë e ulët

Një organizëm më i ftohtë nënkupton një metabolizëm më të ngadaltë: paaftësia për të ngrohur pjesën e brendshme të trupit mund të përkthehet në rreth dy kile më shumë çdo vit të jetës.

obeziteti iShumë të ftohtë brenda. Një nga problemet e obezëve mund të jetë edhe një temperaturë e brendshme shumë e ulët krahasuar me ato të një personi të dobët: një hadikap metabolik që i bën më të paaftë për të shpërndarë energjinë dhe më të prirur për të mbledhur dhjamin. Këtë e tregon një studim italian i publikuar në “Chronobiology International”, sipas të cilit, të paktën pjesërisht, obeziteti mund të jetë çështje e “dembelizmit metabolik” për shkak të të ftohtit të brendshëm të organizmit.

Pjetër Korteli (Pietro Cortelli) i departamentit të shkencave biomjekësore dhe neuromotore të Universitetit të Bolonjës, ka matur temperaturën qendrore të trupit në gjendje pushimi gjatë ditës dhe natës tek rreth 20 vullnetarë, gjysma obezë. Të dhënat e mbledhura tregojnë se obeziteti mund të mos jetë vetëm rezultat i një disekuilibri mes kalorive të marra dhe një aktiviteti të ulët fizik: tek subjektet tepër mbipeshë temperatura e brendshme gjatë ditës në fakt rezultonte mesatarisht më e ulët krahasuar me personat e dobët. Ndërsa gjatë natës nuk kishte diferencë të temperaturës së brendshme.

“Temperatura e brendshme gjatë ditës është një tregues i aftësisë së shpenzimit dhe shpërndarjes së energjisë në formën e nxehtësisë, – shprehet Korteli. – Paaftësia për ta bërë këtë, mund të luajë një rol kyç në shtimin e peshës”.

Temperatura e bredshme zakonisht është rreth 37 gradë dhe qëndron e tillë pavarësisht temperaturës së jashtme apo aktivitetit të zhvilluar./ Përshtati në shqip: Arlinda Gjypi

Postime të ngjashme

9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera 
Cilat perime kanë përmbajtjen më të lartë të ujit dhe janë më hidratueset?