Vorpsi: Të gatshëm për luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore

Prefekti i Qarkut Tirane Sadi Vorpsi Komiteti AntitrafikPrefekti i Qarkut Tiranë, Sadi Vorpsi, mblodhi sot Komitetin Rajonal Antitrafik, për të bashkërenduar punën e institucioneve në nivel qarku. Gjatë takimit ku merrnin pjesë drejtues të drejtorive rajonale të qeverisjes qendrore dhe vendore, Vorpsi theksoi se lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore si për shfrytëzimin seksual, ashtu edhe për shfrytëzimin në punë, cilësohet si një ndër format e reja abuzive të shkeljes së të drejtave të njeriut. Sipas tij, ky trafik është sot i ndihmuar jo vetëm nga globalizimi i botës moderne, por edhe nga gjendja social-ekonomike e personave që bëhen pre e këtij fenomeni.

“Qeveria, duke i dhënë seriozitetin maksimal kësaj çështje, që është sot një fenomen mbarëbotëror, ka angazhuar pesë struktura të posaçme, pjesë e të cilave është edhe Komiteti Rajonal Antitrafik. Si kryetar i këtij komiteti, ju garantoj që kemi qenë e do të jemi gjithmonë të angazhuar maksimalisht në çështjet që lidhen me luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore”, tha prefekti Vorpsi në fjalën e tij.

Siç theksoi ai, ky komitet ka marrë përgjegjësitë e menaxhimit të metropolit, që është duke u përballur përditë e më shumë me një popullsi që vjen gjithmonë e më në rritje.

“Institucioni jonë ka si detyrë kryesore parandalimin e fenomenit të trafikimit, mbrojtjen e familjeve, grupeve, personave dhe fëmijëve në rrezik ose potencial trafikimi, si dhe mbikëqyrjen e zbatimit  të detyrave vendore antitrafik. Për identifikimin e problemeve parësore në nivel qarku, të gjithë institucionet përbërës të këtij komiteti në zbatim të strategjive kombëtare antitrafik, si dhe në përputhje me masat përkatëse ligjore që parashikohen për secilin institucion, kanë për qëllim identifikimin, referimin dhe zgjidhjen e rasteve konkrete dhe më pas shtrirjen e punës mbrojtëse”, theksoi Prefekti i Qarkut Tiranë.

Komiteti Rajonal Antitrafik i Qarkut Tiranë ka hartuar një plan pune, ku parashikohet bashkërendimi i të gjitha veprimeve antitrafik, që kjo luftë të mos mbesë vetëm në kornizën e anëtarëve të komitetit, por të përfshijë brenda saj të gjitha strukturat e organeve të qeverisjes vendore, siç janë bashkitë, komunat dhe njësitë bashkiake.

Postime të ngjashme

Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun