Përzierja e limonit me ujë mund t’ju japë përfitime të shumta shëndetësore, megjithatë nuk është vetëm lëngu i tij i dobishëm, por edhe lëkura.
Ja disa nga përfitimet e mrekullueshme shëndetësore që vijnë nga konsumimi i lëkurës së limonit:
Ul kolesterolin: jo i gjithë kolesteroli është i dëmshëm, pasi kolesteroli i mirë ndihmon për të mbajtur zemrën të shëndetshme. Megjithatë, nëse vuani nga kolesteroli i lartë, lëkura e limonit mund t’ju ndihmojë për ta normalizuar atë.
Përmirëson shëndetin e kockave: lëkura e limonit përmban sasi të lartë të kalciumit dhe dozë të lartë të vitaminës C.
Ju shpëton nga toksinat: elementet toksike të ndodhura në trupin tuaj mund t’ju dobësojnë sistemin imunitar, lëkura e limonit largon toksina nga trupi.
Ul nivelin e stresit: stresi mund të dëmtojë shumë mirëqenien e trupit tuaj. Gjithashtu lufton qelizat e kancerit të pranishme në trup.
Përmirëson higjienën dhe shëndetin oral: nëse dëshironi të keni një buzëqeshje të bukur apo dhëmbë të shëndetshëm, bëjeni lëkurën e limonit pjesë të dietës suaj.
Ju ndihmon në humbjen e kileve: shtojini ushqimit të përditshëm disa pjesë nga lëkura e limonit dhe kjo do t’ju ndihmojë të arrini rezultate të mira.
Mban zemrën të shëndetshme: nivelet e larta të kaliumit që përmban limoni janë të rëndësishme për kontrollin e presionit të gjakut.
Pastron mëlçinë: mirëfunksionimi i mëlçisë është tepër i rëndësishëm për shëndetin tuaj. Lëkura e limonit ndihmon në eliminimin e yndyrës nga mëlçia duke e mbajtur atë të shëndetshme.


