ISKSH: Ja ndryshimet e ligjit për sigurimet shëndetësore

Projektligji që po ju paraqesim  parashikon disa ndryshime të domosdoshme në ligjin “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

mjek pacient 2

Ndryshimi i pare i rëndësishëm lidhet me  përmbajtjen e nenit 7 “ Baza për llogaritjen e kontributeve”. Sipas projektligjit baza për llogaritjen e kontributit  për personat e siguruar të punësuar është paga bruto  e të siguruarit. Për personat e vëtëpunësuar si dhe për personat që duan të përfshihen në skemën e sigurimit shëndetësor vullnetar,  baza e llogaritjes së kontributit është dyfishi i pages minimale  për efekt të llogaritjes së kontributit.

Reduktimi i kontributeve

Ky ndryshim është hap i parë drejt reduktimit të kontributit nga të vetëpunësuarit në qytet dhe në fshat si dhe për sigurimin vullnetar. Kujtojmë se në bazë të ligjit që është në fuqi baza për llogaritjen e kontributit për punonjësit e vetëpunësuar dhe për të siguruarit vullnetarë në skemën e sigurimeve shëndetësore, është mesatarja ndërmjet pagës minimale dhe maksimale për efekt të llogaritjes së kontributeve. Në shifra konkrete baza për llogaritjen e kontributit të sigurimit të detyruar shëndetësor është 57 078 lekë në muaj, [(19 026 + 95 130)/2], duke përcaktuar një detyrim mujor për t’u paguar prej 1 941 lekë, nga kjo kategori të siguruarish.

Llogaritja e kontributeve

Me ndryshimin e paraqitur, baza për llogaritjen e kontributit për punonjësit e vetëpunësuar dhe për të siguruarit vullnetarë në skemën e sigurimeve shëndetësore, është dyfishi i pagës minimale për efekt të llogaritjes së kontributeve, ose 38 052 lekë (19 026 x 2), duke përcaktuar një detyrim mujor për t’u paguar prej 1 294 lekë, nga kjo kategori të siguruarish. Pra për cdo të  siguruar sipas kësaj kategorie  do të ketë  ulje  mujore të detyrimit, prej 647 lekë .

Në këtë mënyrë mund të themi që në zbatim të programit të qeverisë duke  eleminuar fillimisht regresivitetin në pagesën e kontributeve të sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor, po shënojmë kalimin gradual  në financimin e kujdesit shëndetësor me taksimin e përgjithshëm.

Efektet financiare vjetore të ndryshimit të bazës së llogaritjes së kontributit të detyruar të sigurimit shëndetësor për të vetëpunësuarit dhe për të siguruarit vullnetarë, duke patur parasysh numrin aktual të kontribuesve të kësaj kategorie, janë rreth 500 milionë lekë, të cilat i ulen vlerës së kontributeve të sigurimeve shëndetësore qe paguhen nga të vetëpunësuarit në qytet dhe në fshat dhe të siguruarit vullnetarë.

Kufiri maksimal

Ndryshimi tjetër që paraqitet është heqja e kufirit maksimal të bazës për llogaritjen e kontributeve për të punësuarit. Ky ndryshim konsiston në përcaktimin si bazë të llogaritjes së kontributit prej 3.4%, pagën bruto të personit të siguruar.

Postime të ngjashme

Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
Kujdes! Mos i kombinoni këto pije me ilaçet e tensionit
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë