5 arsye për të mos veshur shapka me gisht

Ndërsa temperaturat rriten, të gjithë jemi të prirur për t’u veshur sa më hollë. Në këtë rast, jo rrallë zgjedhim edhe shapkat me gisht, të konsideruara të rehatshme në verë. Por zëdhënësi i Shoqatës Amerikane të Podiatristëve jep 5 arsye të mira se pse shapkat me gisht nuk duhen veshur jashtë pishinës apo plazhit.

shapkaRreziku i baktereve dhe myqeve

Të lëvizësh me shapka me gisht, i transformon këmbët në një vend të rehatshëm për bakteret, mes të cilëve stafilokoku është më i rrezikshmi (në rastet më të rënda, sidomos në praninë e plagëve të hapura, mund të çojë deri në amputim), por është mirë të kihet kujdes edhe nga myku, isç është këmba e atletit, i cili është shumë ngjitës, përveçse i bezdisshëm.

Hap i avashtë

Një studim i Universitetit të Oburnit zbuloi se ecja me shapka me gisht e bën hapin më të shkurtër me impuls frenimi më të ulët.

Dëme të përhershme në gishtat e këmbës

Kur vishen shapkat me gisht, këmba është e detyruar të marrë një pozicion shtrëngues për të mos humbur kontrollin afatgjatë duke marrë kështu një pozicion jonatural, duke shkaktuar atë që quhet “gishti çekiç, që në rastet mët ë rënda mund të rregullohet vetëm në mënyrë kirurgjikale. Për të shmangur një rrezik të tillë mjafton që t’i zëvendësojmë shapkat me gisht me sandale me rrip të dyfishtë, një në mes të këmbës dhe tjetri pas kaviljes.

Qëndrim i keq

Çdo lloj këpuce pa shuall e pengon qëndrimin e duhur të këmbës, duke çuar në dëmtimin e qëndrimit të trupit, sidomos nëse përdoren gjatë.

Kallo të dhimbshme

Qëndrimi i shtrënguar i gishtave për të mbajtur shapkat që të mos dalin nga këmbët, i bën kallot (sidomos ato që krijohen mes gishtit të madh dhe të dytë të këmbës) edhe më të dhimbshme. / Përshtati në shqip: Arlinda Gjypi

Postime të ngjashme

3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?